Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Sot ishte mbledhja e KLGJ për të shqyrtuar konfliktin e vjetër dhe të ri të Adrian Dvoranit me ligjin dhe moralin.
Për ndonjë që ka mbetur pa e mësuar, Adrian Dvoranit i ka mbaruar mandati si gjyqtar i Gjykatës së Lartë prej gati 6 vjetësh.
Në pritje të zëvendësimit, zoti Dvorani duke shfrytëzuar shprehjen e ligjit të Gjykatës së Lartë, “qëndron në detyrë derisa zëvendësohet”, ka 6 vjet që praktikisht po plotëson një mandat tjetër në Gjykatën e Lartë.
Pa asnjë vendim emërimi, thjesht si njeri i duruar, zotni Dvoranin po ta leshë, rri edhe 18 vjet të tjera si gjyqtar i asaj gjykate.
Megjithatë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, (gjykatë ku aspiron zotni Dvorani që të bëhet kryetar,) që shfuqizonte si të papajtueshme me parashikimet dhe afatet kushtetuese të mandateve të anëtarëve për Gjykatën e Lartë, atë shprehjen e ligjit të Gjykatës së Lartë që mban poshtë jastëkut prej 6 vjetësh Zotni Dvorani.
Të thërasësh moralin në rastin Dvorani, është luks konstitucional, por mund të sjellim në kujtesë raste të tjera gjyqtaresh të Gjykatës Kushtetuese që kanë arsyetuar dhe marrë vendime personale kur pritja dukej se mund të zgjatej pa afat. Petrit Plloçi, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse nuk ishte zëvendësuar, dha dorëheqjen e parevokueshme, me arsyetimin etik dhe të moralshëm dhe me një tekst dorëheqje të nivelit doktrinal, në të cilin argumentoi se pritja për tu zëvendësuar, duhet të ishte brenda afateve të arsyeshme dhe afatet e pritjes “deri në zëvendësim”, nuk mund të bëheshin të konkurueshme me afatet e mandatit të rregullt.
Teatrin e Dvoranit e kishim boll, që të shikonim sot edhe estradën e KLGJ. Organi i dalë nga paketa e talentuar e drejtësisë së re, që siguronte që ajka e jurisprudencës do drejtonte gjyqësorin, sot nuk vendoste dot dhe do presë që të pyesë partnerët se si t’ja bëjë hallit me mandatin e Zotni Dvoranit.
Kaq idiote nuk mund të ishte KLGJ-ja e kokave të gjyqësorit shqiptar.
Të paaftë dhe të kapur deri në neveri, nuk e vuajnë fare imazhin prej idiotësh që transmetojnë tek njerëzit.
Ata nuk dinin! Ata nuk dinin as të lexonin. Ata janë të paaftë që të mendojne. Ata janë të paaftë që të arsyetojnë juridikisht.
Ata nuk kanë besim as vetë tek aftësitë e veta.
Ndryshe nuk do kërkonin opinion nga partnerët.
Si njerëz të sjellshëm ndaj partnerëve, të pakten tu kishin nisur për mendim partnerëve opinionin e tyre paraprak!
Vendosën të presin.
Derisa partnerët të lexojnë kushtetuten tonë, ligjet tona, vendimet e Gjykatës tonë Kushtetuese, letrat e Dvoranëve tanë dhe të tallen prap me ne të gjithë e jo vetëm me idiotët e caktuar që të paguhen me miliona në muaj në KLGJ./ CNA.al
Nga Frank ShkreliIsh-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëE vërteta...
Dje ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një reagimi ku flit...
Kreu i KED, Ardian Dvorani do të ketë disa ditë kohë për të ...
Sot pas shumë denoncimesh, shënimesh dhe opinionesh, jo vetë...
Prej disa ditësh CNA.al ka shkruar dhe raportuar në lidhje m...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Më poshtë po sjellim disa foto, ku duken qartë majmunë që ka...
Institucioni i shpresës për shqiptarët, ai që do të luftonte...
Një institucion i shpresës në Shqipëri, prej 5 muajsh në det...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka publikuar sot listën e ka...
U ndërtua pesë muaj më parë, pas gati katër vitesh përplasje...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Institucioni i krijuar për të hetuar krimin dhe korrupsionin...
Kanë 5 muaj në detyrë, ishin simboli i pritshërive të reform...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheq...
Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak...
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përcjellë sërish sot një mesaz...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokuro...
Ndonëse KPK e konfirmoi në detyrë, Kolegji i Posaçëm i Apeli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...