Faktet dhe propaganda/ Zonja ambasadore e SHBA, SPAK është "mbreti lakuriq"

1 Maj 2020, 11:25, Vetingu CNA

Dje ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një reagimi ku flitej edhe në emrin tuaj zonja ambasadore Kim, shqiptarëve iu tha se do të mbështesnin SPAK-un. Do ta mbështesnin në këtë kohë që SPAK, kishte punuar dhe kishte hedhur themelet e tij të drejtësisë së re me disa hetime proactive.

Në fakt e nderuar zonja ambasadore, ne prej disa ditësh kemi publikuar me dhjetëra shkrime për SPAK, mefshtësinë që ka institucioni, por edhe problematikat që kanë vetë prokurorët.Disa kanë kaluar Vettingun në mënyrë të dyshimtë, dikush ka fshehur shpenzimet spitalore, dikush tjetër është i shantazhueshëm. Ka akuza se dikush ka fshehur edhe fëmijën nëVetting e shumë akuza të tjera si këto që bësoj raportet e strukturave të ambasadës I njohin më mirë se ne.

Por, le t?i quajmë të shkuara këto të gjitha dhe të kthehemi tek momenti dhe pritshmërisë dhe ato që SPAK i quan suksese.

Dje SPAK na tregoi se çfarë kishte bërë këto kohë. Na u duk si një vrimë në ujë, këtë shikojini edhe në reagimin dhe komentet e qytetarëve të zhgënjyer.

Ngjarja më e rëndësishme ishte kioska e burgut 313. E në qoftë se SPAK është themeluar që të hetojë raste të tilla korrupsioni si dyqanet brenda burgjeve, po e themi me plot gojë, që SPAK ka dështuar.

Le të shohim dhe diçka tjetër. Do të ishte mirë që ambasada dhe këshilltarët tuaj, të lexonin komentet e qytetarëve në shkrime, reagimet e tyre. Le t?i lexojnë lehtësisht në rrjetet sociale, pasi ne në server i kemi bllokuar ato.Janë me mijëra komente dhe qëndrime që tregojnë pritshmëritë e shqiptarëve ndaj SPAK.

Atë që iu kërkoni, që shqiptarët të mbështesin SPAK. Po, shqiptarët e kanë mbështetur dhe e mbështesin SPAK, ashtu siç e mbështesni ju por edhe më shumë zonja Ambasadore, sepse janë ata që e kanë vuajtur mbi supe padrejtësinë e 30 viteve.

Por, ajo që po servir SPAK-u sot është një lugë bosh. Ajo që po ndodh me SPAK sot dhe në qoftë se do të shpallet histori suksesi kjo punë që ata thonë, është dështim.

Ju mund të mos e pranoni, institucionet e tjera ndërkombëtare mund të mos e pranojnë, por qytetarët janë të vetëdijshëm e vërteta nuk mund të fshihet dhe SPAK nuk mund të shpëtojë nga akuzat duke u fshehur pas ndërkombëtarëve dhe duke thënë sna sulmojnë dot se nuk i le Amerika.

Këtu është rasti për t?iu kujtuar se në qoftë se SPAK është i paaftë dhe ka dalë ?lakuriq? në rrugë, ne do ta themi po është i paaftë dhe ka dalë lakuriq në rrugë. Nuk mund të themi të kundërten, as ne dhe as shqiptarët.Të jeni e bindur zonja ambasadore. Ne nuk flasim në emër të tyre, por mjafton të lexoni komentet e shqiptarëve për të kuptuar se cilat kanë qënë pritshmëritë dhe sa të zhgënjyer janë nga ky SPAK.

Mund t?iu kujtojmë një përrallë të Hans Christian Andersen, të ?Mbretit Lakuriq?, të cilin e gënjyen disa gjoja rrobaqepës dhe e nxorën në mes të turmës, të shoqëruar nga pas me disa këshilltarë vetëm me mbathje dhe të gjithë duartrokisnin sa bukur ishte veshur mbreti me rrobat e tij të reja.

Një fëmijë diku në cep bërtiti dhe tha se mbreti është lakuriq dhe pastaj reagoi gjithë turma dhe mbreti u kthye i turpëruar.Ata ?rrobaqepësit? morën florinjtë dhe u larguan.

E pra ne nuk mund të themi që ?mbreti nuk është lakuriq?. Sot jemi në vitin 2020. Ne mund t?iu vlerësojmë dhe t?iu respektojmë së tepërmi për kontributin që jepni për vendin tonë, për partneritetin që keni marrë për Reformën në Drejtësi.  Gjithashtu e kemi mbështetur jo vetëm ne si media, por dhe shumica e shqiptarëve Reformën në Drejtësi.

Por, në qoftë se do të vazhdoni, qoftë edhe ju dhe vetë SPAK të na thotë se ?mbreti është i veshur?, ndërkohë që ai ka ?dalë lakuriq? në rrugë, ne nuk kemi për të heshtur. As shqiptarët nuk kanë për të heshtur zonja ambasadore. Kanë për të reaguar më fort se ç?po reagojnë këto ditë.

SPAK ka pasur pritshmëri të mëdha. Byroja Kombëtare e Hetimit gjithashtu. Pritej të bëhej një përmbysje e madhe. Nuk mundet të jetë ky institucion fasadë dhe dështim. Nuk mund të dalë në rrugë lakuriq dhe tëna thotë se është i veshur. Mjafton të kërkoni raportet nga vartësit tuaj, cila ka qënë puna e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe cila është puna e SPAK sot.

Merrni gjashtë muajt më të këqinj të kohës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe shikojini me këta gjashtë muajt e parë, apo kur filloi punën Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe rezultatet që ka sot SPAK. Megjithëse një pjesë e mirë që keni atje brenda janë të njëjtët persona.

Prandaj, mbështetja publike e shqiptarëve nuk mungon dhe askush nuk ka nevojë të shqetësohet sepse ata thonë të vërtetën.Ajo që duhet të ndodhë duhet të jetë ndryshe.Duhet të jetë SPAK që duhet t?iu tregojë me fakte konkrete shqiptarëve se nuk ka dalë ?lakuriq në rrugë?. Dhe ne nuk do të heshtim si media, derisa SPAK ta bëjë këtë punë. Derisa SPAK të shkojë dhe të vishet dhe jota mashtrojnë ?rrobaqepësit? në rrugë.

Nuk mundet të pranojmë që SPAK të na thotë histori korrupsioni me një dosje të vjetër të ish-prokurorit të përgjithshëm për të cilin kanë nisur një akuzë qesharake dhe kanë hequr të gjitha nenet ku ai mund të dënohej. Në rast se nuk e dini, Ardiatik Llalla do akuzohet vetëm për 20 mijë eurot që nuk deklaroi në kufi. I kanë bërë nder nuk kanë bërë drejtësi.

Hall korrupsioni një kioskë dhe SPAK hesht përballë politikanëve, të cilët ne i kemi treguar me fakte konkrete që kanë pasuri 500 milionëshe, të blerë për vetëm 30 mijë euro, në emër të fëmijëve të tyre.

Kur SPAK hesht për koncesionet korruptive të qeverisë shqiptare, të firmosura nga ministrat dhe ish-ministrat e Ramës, na bën të dyshojmë se kreu i institucionit Arben Kraja është drejtor politik i Rilindjes dhe jo produkt i një drejtësie të mbështetur nga SHBA.

Prandaj, në qoftë se SPAK nuk do fillojë hetimet dhe të çojë dosje konkrete në lidhje me korrupsionin, skandale, vjedhje dhe abuzime të shqiptarëve askush nuk do të heshtë dhe askush nuk do ta mbështesësi në fillim.

SPAK do të mbështetet kur të bëj punën e tij, e në qoftë se kanë ikur nga mendja dhe duan ?të dalin lakuriq? në rrugë, iu qoftë rruga e mbarë atyre çdo ditë. Ne do të themi që janë ?lakuriq?, nuk mund të themi se janë të veshur. Kush mendon ndryshe është në punën e tij.

Por, fëmija e tha fjalën e tij sepse pati kurajo.Nuk pati frikë për mbretin që kishte dalë i zhveshur. E në rast se ne jemi ?fëmija? të tjerët pas nesh ndoshta shpresojnë të bëhen turma që t?i thonë të vërtetën mbretit, që të mos dalë më lakuriq në rrugë, se nuk turpëron vetëm veten por turpëron mbretërinë. Turpëron SPAK-u sot Shqipërinë.SPAK-u sot turpëron Reformën në Drejtësi, ambasadën e SHBA-ve dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët u investuan për këtë institucion.

Prandaj nuk mund të heshtë askush, edhe ata që kanë qënë zjarri dhe flaka e parë e mbështetjes së Reformës në Drejtësi, ne ndoshta kemi qënë pak më pas, sot janë të zhgënjyer, kur shikojnë një SPAK që shumica e quajnë ASPAK.

Prandaj që ta kuptoni lehtësisht ?lakuriqësinë? e SPAK, lexoni komentet dhe reagimet e qytetarëve. Atëherë do të kuptoni vërtetë të çfarë po ndodh me një institucion që jo vetëm nuk po bën asgjë, por edhe po tallet me shqiptarët duke nxjerrë raporte sikur po heton apo punon 24 orë në ditë. Ndërsa në fakt nuk po bën asgjë. Thjeshtë po hesht dhe po miraton në heshtje korrupsionet e qeverisë dhe pagesat që i bëhen edhe opozitës që të heshtë ashtu si SPAK./ CNA.al

 

SPAK produkt i korrupsionit/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Arben Krajën & CO

Lajmet e fundit nga