Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Shumica absolute e qytetarëve shqiptarë kanë qënë pro një Reforme në Drejtësi. Një drejtësie që në 30 vite ka bërë lëmsh gjithçka. Ka pasur probleme. Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar kanë mbyllur çështje nga më kriminalet. Janë po kjo trupë drejtësie që kanë masakruar pronat dhe pasuritë publike të shqiptarëve.
Përtej këtyre është kërkuar një Reformë në Drejtësi dhe shqiptarët e kanë mbështetur këmbë e duar të gjithë. Një mazhorancë e pabesueshme, ndoshta si kurrë më parë.
Por, çfarë ndodhi?
U bë një reformë e cila nga ndërkombëtarët, nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, u quajt e suksesshme për shkak se janë larguar 200 prokurorë apo gjyqtarë dhe do largohen edhe shumë të tjerë.
Ky është suksesi i Reformës.
Por shqiptarët nuk kanë pritur thjeshtë dhe vetëm që të ikin disa prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.
Ajo që kanë pritur është sesi do të funksionojë sistemi i drejtësisë? Si do të veprojë në marrëdhënie me qytetarët?
A do të jetë ky sistemi i ri i drejtësisë një instrument që kur qytetari denoncon, kur media raporton dhe denoncon, prokurorët të hetojnë, të hapin çështjet, t?i çojnë në gjykata dhe të ketë drejtësi?
A do të ketë një sistem drejtësie ku gjyqtarët të mos varen nga partitë politike dhe telefoni, ku mos të kenë frikë nga një televizion, i cili bën shantazh për një çështje pronësie, siç ndodh rëndom në Shqipëri.
A do të ketë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të hetojnë çështjet korruptive, koncesionet, tenderat e qeverisë dhe të bashkive, pasuritë e deputetëve dhe politikanëve. Gjithçka çfarë duhet hapur një herë e mirë si dosje e historisë së korrupsionit 30-vjeçar të Shqipërisë.
Nuk mjaton thjeshtë dhe vetëm fakti se u hoqën disa nga puna. Problemi është sesi do të ecet.
E dielli duket që në mëngjes. SPAK është shembulli kryesor. Një institucion që duket se po fle gjumë. Megjithëse në krye të këtij institucioni është, me kompetenca thuajse të njëjta me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Arben Kraja, një ish-hetues i diktaturës. Dhe Reforma në Drejtësi do të na japë një produkt në të ardhmen, duke shpresuar tek një ish-hetues i diktaturës.
Pas SPAK, është prokuroria apo gjykatat. Të gjitha për t?u parë. Në fakt i pari duket se ka dështuar. Sistemi ka pësuar një ngërç. Dje edhe vetë kryeministri Rama tha se ndoshta Reforma në Drejtësi ka nevojë për ndërhyrje, ka nevojë për një reformë. Por, kjo duhet bërë në bashkëpunim me hartuesit. ?Pra, duhet të flasim me SHBA dhe BE-në, që të vëmë në vend gafat e kësaj reforme?, do të ishte fjalia e pa thënë në mënyrë diplomatike nga kryeministri, i cili ka qënë dhe ?flamurtari? i saj.
Në fakt Reforma në Drejtësi ka nevojë vërtetë për një reformë. Për një reformë e cila të heqë nga duart e qeverisë gjithëpushtetshmërinë e sistemit të drejtësisë, që nga KLP-ja që drejtohet prej kunatit të një ministrje dhe ministrit që firmosi reformën, tek KLGJ-ja ku janë përfshirë njerëz të mbështetur fort nga Partia Socialiste apo edhe te KPA dhe KPP, të cilat janë ato që bëjnë Vettingun, ku janë përfshirë gjyqtarë të dyshimtë, të akuzuar dhe mbështetës apo militant partish.
Reforma në Drejtësi ka nevojë për një reformë të vërtetë. Nga fillimi në fund. Ndoshta duke qënë në hapat e saj diçka mund të korrigjohet dhe shqiptarët më në fund të shohin një produkt më pozitiv.
Me rrugët që ka zënë, duke ecur përpara e duke përplasur kokën murë më murë, nuk po bën asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm në fund do të kemi një reformë drejtësie për sy e për faqe, që nuk do të vërë kurrë drejtësi në Shqipëri./ CNA.al
Një ndër institucionet e dala nga reforma në Drejtësi, për t...
Sot ishte mbledhja e KLGJ për të shqyrtuar konfliktin e vjet...
Nga Frank ShkreliIsh-Drejtor i VOA-s për Euro-AzinëE vërteta...
Dje ambasada e SHBA në Tiranë, nëpërmjet një reagimi ku flit...
Kreu i KED, Ardian Dvorani do të ketë disa ditë kohë për të ...
Sot pas shumë denoncimesh, shënimesh dhe opinionesh, jo vetë...
Prej disa ditësh CNA.al ka shkruar dhe raportuar në lidhje m...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Më poshtë po sjellim disa foto, ku duken qartë majmunë që ka...
Institucioni i shpresës për shqiptarët, ai që do të luftonte...
Një institucion i shpresës në Shqipëri, prej 5 muajsh në det...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka publikuar sot listën e ka...
U ndërtua pesë muaj më parë, pas gati katër vitesh përplasje...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Institucioni i krijuar për të hetuar krimin dhe korrupsionin...
Kanë 5 muaj në detyrë, ishin simboli i pritshërive të reform...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheq...
Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak...
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përcjellë sërish sot një mesaz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...