Vettingu në polici/ KJV jep vendimin për kreun e Gardës

26 Maj 2020, 08:45, Vetingu CNA
Vettingu në polici/ KJV jep vendimin për kreun e Gardës

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë komandantin e Gardës, Gramoz Sako.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Vendimi i për Sakon është dhënë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit sipas të cilit ai nuk ka kontakte me personazhe të inkriminuar dhe mund të vijojë detyrën.

Emri i Sakos doli nga shorti i hedhur për emrat e parë që do të kalohen në sitën e vettingut në radhët e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga