LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shefja e Epidemiologjisë: Po mbajmë në monitorim 14 të afërm të të infektuarve me Koronavirus 

9 Mars 2020, 21:33, Politikë CNA
Shefja e Epidemiologjisë: Po mbajmë në monitorim 14 të

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, duke folur për dy personat e infektuar me Koronavirus gjatë intervistës për TV “Euronews Albania”, tha se, janë dhe 14 persona të tjerë të afërm të tyre që po mbahen nën vëzhgim.

Tomini u shpreh se, prej tyre, tetë persona, dy të infektuarit babë e bir, kanë pasur kontakt të ngushtë. Për të gjithë këta persona, ISHP po kryen teste për të kontrolluar nëse janë infektuar nga 28-vjeçari i ardhur nga Firence e Italisë më 26 shkurt përmes pikës kufitare të Muriqanit. Shefe e epidemiologjisë theksoi se do të nevojiten dhe disa orë për nxjerrjen e përfundimeve dhe me shumë gjasa rezultatet do të bëhen publike në mesnatë.

Ndërsa priten rezultatet për rrethin e ngushtë të dy të infektuarve, 14 prej tyre janë vetë izoluar, por sipas znj. Tomini deri tani ?asnjë prej tyre nuk paraqet shenja klinike për të kërkuar shërbim për t?u shtruar në spital?.

E pyetur se deri në sa persona mund të arrijë rrethi i njerëzve me të cilët babë e bir kanë pasur kontakt, Tomini tha se bëhet fjalë për 20 deri në 25 persona, për të cilët hetimi epidemiologjik vijon. Pavarësisht se të riut të kthyer nga  Italia i është këshilluar që të vetë izolohet, ai nuk e ka respektuar këtë gjë.

?Në pikën kufitare të Muriqanit është skeduar si person që ka ardhur nga zona e personave të prekur. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia, monitorohen. Nuk ka pasur temperaturë në kufi, por është skeduar. Është këshilluar për vetë izolim. Prandaj bëjmë thirrje për bashkëpunim, tani do të ketë penalizime për këtë. Ka kryer vetë izolim të pjesshëm dhe vetëm kur ka shfaqur shenja klinike ka kërkuar ndihmë?, u shpreh Tomini.

Ndonëse deri tani janë identifikuar vetëm dy persona të infektuar me coronavirus, shefja e epidemiologjisë në ISHP, tha se, ?në të gjitha pikat kufitare janë skeduar një numër mjaft i madh njerëzish që kanë ardhur nga zonat e prekura?.

Duke folur për pikëpyetjet e ngritura mbi kapacitetet që ka Shqipëria për të përballur përhapjen e virusit, znj. Tomini bëri të ditur se, ka një kapacitet prej 155 respiratorë. Nga ana tjetër theksoi se, ?vetëm 2% e totalit të pacientëve të prekur mund të kërkojnë terapi të oksigjenuar?.

Për personat që mund të dyshojnë se janë prekur nga Koronavirusi, shefja e Epidemiologjisë tha se simptomat janë të ngjashme me gripit dhe vetëm nëse ato zgjasin më shumë se 48/72 orë atëherë duhet kërkuar ndihmë në  nr. 127.

Lajmet e fundit nga