
Pas vetos franceze priten telashe në Ballkan, ç’po zien në Maqedoninë e Veriut
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Tensionet aktuale midis Rusisë dhe NATO-s, kanë bërë që shumë njerëz ta vlerësojnë me kujdes këtë pyetje, dhe të shqyrtojnë gjendjen aktuale të armëve, dhe sofistikimin teknologjik të ushtrisë ruse. Natyrisht, stërvitjet e mëdha ushtarake të Rusisë, dhe aneksimi i gadishullit të Krimesë, i ka nxitur analistët e Pentagonit të vlerësojnë ritmin e modernizimit ushtarak aktual të Rusisë, dhe gjendjen relative të forcave, platformave dhe armatimeve të ish-gjigantit ushtarak të Luftës së Ftohtë.
Arsenali konvencional dhe bërthamor i Rusisë, është një pjesë e vogël e asaj që ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Por vendi po prodhon një gjeneratë të re nëndetësesh, avionë të rinj luftarakë T-50 që nuk kapen nga radari, raketa të gjeneratës së ardhshme, dhe mjete të teknologjisë së lartë për ushtarët e këmbësorisë.
Gjatë Luftës së Ftohtë, buxheti sovjetik i mbrojtjes arriti në gati gjysmën e shpenzimeve të përgjithshme të vendit. Sot, shpenzimet ushtarake të vendeve, zënë në një përqindje më të vogël në raport me shpenzimet kombëtare. Por, buxheti rus i mbrojtjes po rritet sërsh.
Sipas ?Business Insider?, gjatë viteve 2006- 2009, buxheti rus i mbrojtjes u rrit nga 25 në 50 miliardë dollarë. Ndërsa buxheti i mbrojtjes i vitit 2013, ishte afro 90 miliardë dollarë. Në përgjithësi, ushtria konvencionale ruse gjatë Luftës së Ftohtë, për sa i përket madhësisë, ka të ngjarë të ishte 5 herë më e madhe sesa sot.
Ushtria ruse, kishte afro 766.000 trupa në vitin 2013, dhe 2.4 milionë forca rezervë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Ushtria Ruse kishte 3-4 milionë trupa. Sipas të njëjtave vlerësime të vitit 2013, ushtria ruse ka më shumë se 3.000 avionë dhe 973 helikopterë. Ndërkohë në tokë, Rusia zotëron 15 mijë tanke, 27.000 automjete të blinduara luftarake, dhe afro 6.000 armë artilerie të lëvizshme.
Edhe pse mund të mos kenë një forcë konvencionale aq të madhe sa në Luftën e Ftohtë, rusët janë përpjekur të modernizojnë dhe mirëmbajnë armët dhe platformat e tyre të mekanizuara. Për shembull tanku rus T-72, është modernizuar shumë herë që nga ndërtimi i tij fillestar në vitet 1970.
Në frontin detar, marina ruse ka 352 anije, përfshirë një aeroplanmbajtëse, 13 destrojerë dhe 63 nëndetëse. Mbrojtja ajrore ruse përbëhet nga sistemet S-300 dhe S-400, për të cilat ekspertët thonë që nëse mirëmbahen dhe modernizohen, janë veçanërisht efektive.
Mediat raportojnë, se rusët po testojnë aktualisht një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, S-500, në gjendje të godasë objektiva deri në 200 km larg. Në ajër, ata i kanë modifikuar avionët e tyre luftarakë Su-27 të ndërtuar në vitet 1980, të cilat janë pozicionuar në të gjitha zonat strategjike.
Ndërsa shumë ekspertë pohojnë se madhësia, fuqia e zjarrit, epërsia në ajër, do t?i jepnin Rusisë avantazh, një studim i ?Rand Corporation? vitin e kaluar, shpjegon se NATO do të vihej në një situatë të vështirë, nëse Moska sulmon dhe pushton shtetet e Balltikut.
Sipas dokumentit struktura e forcës së NATO-s në Evropën Lindore, nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë një pushtimi rus në Letoni, Lituani dhe Estoni. Studimi kërkon një strategji të NATO-s, të ngjashme me doktrinën e ?Luftës së Ftohtë? të viteve 1980. Në atë kohë, Ushtria amerikane vendosi qindra në Evropë mijëra trupa, si një strategji për të parandaluar një pushtim të mundshëm rus.
Zyrtarët në ushtrinë amerikane në Evropë, konfirmojnë se aktualisht në kontinent ka vetëm 30.000 ushtarë amerikanë. Studimi pohon se pa pasur paktën 7 regjimente në gatishmëri, gryka zjarri dhe mbështetje ajrore të mjaftueshme për të mbrojtur Evropën Lindore, Rusia do ta pushtonte Balltikun në më pak se 60 orë.
Një nga opsionet e kufizuara, mund të përfshijë një kohë të caktuar për të mobilizuar dhe vendosur një forcë masive, që ka të ngjarë të sjellë një betejë të gjatë vdekjeprurëse. Një mundësi tjetër, është kërcënimi me armët bërthamore, një skenar që duket i pamundur dhe jo jorealist, në kuadër të strategjisë së SHBA për të reduktuar arsenalin bërthamor, dhe dekurajuar perspektivën e përdorimit të tyre.
Një opsion i tretë dhe i fundit, përmend raporti, do të ishte të pranohej aneksimi i vendeve të Balltikut. Por kjo do ta zhyste aleancën në sjellje shumë më të ashpra se ato të Luftës së Ftohtë. Një opsion i tillë, nuk do të mirëpritej nga shumë prej banorëve të këtyre shteteve dhe pa diskutim të dobësonte ose copëtonte NATO-n.
Gjatë skenarëve të ndryshëm, pjesëmarrësit në studim arritën në përfundimin, se rezistenca e NATO-s do të mposhtej shpejt, në mungesë të një qëndrimi më të madh të mekanizuar të forcës mbrojtëse. Rezultati do të ishte një humbje e rëndë për disa batalione të NATO-s, thuhet në studim. Prandaj studimi i ?Rand Corporation?, rekomandon shtimin e batalioneve në terren. Procesi do të jetë i kushtueshëm, por kështu do të përballoheshin më mirë rusët./ Nationalinterest-Përshtatur nga CNA.al
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”* Shkup – Shenjat e përpj...
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...