Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Nektaria Stamouli ?Politico.eu?
* Shkup – Shenjat e përpjekjeve të këtij vendi për të marrë një ftesë nga Brukseli, mund të shihen kudo. Pllakat metalike plot shkëlqim në godinat qeveritare, shpallin emrin e ri të shtetit të vogël të Ballkanit, Republika e Maqedonisë së Veriut, e miratuar pas një debati të ashpër që i dha fund një mosmarrëveshje 27-vjeçare me Greqinë.
Ky konflikt, kishte bllokuar rrugën e anëtarësimit në NATO, dhe bisedimet për anëtarësimin në BE. Por as ky ndryshim, nuk ishte i mjaftueshëm për BE-në. Vendimi i presidentit francez Emanuel Makron për të bllokuar bisedimet e anëtarësimit, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, i ka zemëruar shumë udhëheqësit politikë në Shkup, që tani paralajmërojnë pasojat e rrezikshme të tij në një rajon tradicionalisht të paqëndrueshëm.
?Jemi ende të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi kishim një premtim nga Bashkimi Evropian?- deklaroi për ?Politico?, kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Pasojat e kundërshtimit të BE-së muajin e kaluar, mund të ndihen jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, por në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Kritikët e vendimit të Makron, thonë se perspektiva e anëtarësimit në BE, është një nxitje e fortë që qeveritë në rajon të forcojnë shtetin ligjor, promovojnë reformat demokratike, të refuzojnë nacionalizmin e dhunshëm, si dhe të kultivojnë marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre.
Pa këtë nxitje, paralajmërojnë disa ekspertë, fuqi të tjera si Rusia, Kina, Turqia dhe shtetet e Gjirit, do të nisin të kenë më shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Dhe kësisoj, rajoni mund të bjerë sërish pre e nacionalizmit, që nxiti disa luftëra në vitet 1990.
Zaev tha se Ballkani ishte deri jo shumë kohë më parë ?një minë më sahat?, dhe liderët balkanikë duhet të punojnë shumë për të mos lejuar që vendimi i BE-së ta zhysë rajonin në regres. ?Ne s?duam që ky gabim historik, të nxisë nacionalizmin, radikalizmin, populizmin, dhe hapjen sërish të problemeve ndër-etnike këtu në vendin tim, por edhe në rajon?- thotë ai.
Zaev, një socialdemokrat që u ngjit në pushtet në vitin 2017, mendon se stabilizimi i rajonit, është në interesin e vetë BE-së. Përndryshe, këtu mund të shpërthejnë konfliktet, të cilat do të prekin direkt vendet fqinje të BE-së, si Greqia dhe Bullgaria.
?Pastaj, Franca, Gjermania dhe vendet e tjera, do të detyr të shpenzojnë shumë para për të gjetur një zgjidhje për këto konflikte, pas humbjeve të jetëve njerëzore, dhe për rindërtimin e shtëpive. E pse të mos i harxhojmë paratë për proceset e transformimit, për një gjyqësor më të mirë, dhe një arsim më të mirë??- pyet ai.
Refuzimi i BE-së, e ka patur që tani një pasojë politike. Zaev thirri mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare prillin e vitit të ardhshëm, duke argumentuar se ai ka nevojë për një mandat të ri, në kushtet kur planet e tij për reforma iu shitën votuesve, si një hap i domosdoshëm për të çelur bisedimet e anëtarësimit me BE-në.
Makron nuk ishte i vetëm në kundërshtimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, por ai ishte më i vendosuri në qëndrimin e tij. Lideri francez, theksoi se BE duhet të reformojë veten, para se të zgjerohet me anëtarë të rinj. Ai bëri thirrje për një modifikim të procesit të pranimit, për të cilin u ankua se nuk ka transparencë, dhe që nuk mund të kthehet pas, por vetëm të ngrijë, në rastin kur një vend kandidat e ndryshon kursin e tij politik.
Por diplomatët në Bruksel dhe politikanët në Ballkan, dyshojnë se Makron e ka përdorur zgjerimin e BE, si pjesë e një lufte më të gjerë, për të bërë atë udhëheqës dominues në BE, në kushtet kur po perëndon fuqia e kancelares gjermane Angela Merkel.
Disa madje dyshojnë se ai është gati të lëshojë në këtë pikë, në këmbim të lëshimeve në planet e tij për reformimin e unionit. ?Kemi të bëjmë ne thelb me një loje ne Brukel, që po luhet mes lojtarëve kryesorë në prapaskenë, dhe neve si një vend i vogël që jemi ende jashtë, nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim dhe të shpresojmë për mesazhe potizive?-shprehet presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ndryshimet politike në Maqedoninë e Veriut, që i dhanë fund mosmarrëveshjes së vjetër me Greqinë, kanë shkaktuar plagë të thella. Por Pendarovski thotë se vendet candidate, duhet të jenë të hapura për ndryshime në procesin e pranimit. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë ende shpresë tek anëtarësimi në BE.
Serbia dhe Mali i Zi, i kanë nisur zyrtarisht bisedimet e pranimit, po janë ende larg këtij momenti. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë klasifikuar zyrtarisht si vende kandidate, ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova si kandidate të mundshme. Pendarovski mendon se edhe në kushtet aktuale, Shkupi do të vazhdojë përpjekjet për t?ju afruar standardeve të BE-së. ?Plani B, është të ndjekim sërish Planin A?- thotë ai./ Përshtatur nga CNA.al
Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative ...
Të moshuarit dhe të rinjtë po grinden sërish. Mund të supozo...
Nga Wojciech Michnik “New Eastern Europe”* Presidenti france...
* Ajo çka rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, nuk është ve...
* Përpara se nazistët të vendosnin të vrisnin të gjithë hebr...
Disa nga rebelët e Brexit janë rikthyer në Partinë Konservat...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ish-udhëheqës...
Cila ka qenë arma më vdekjeprurëse e shekullit XX-të? Ndosht...
Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihem...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kt...
Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë sht...
Kur shkrimtari dhe filozofi francez, Albert Kamy, vdiq në nj...
Shumë nga udhëheqësit më të mëdhenj në histori, kanë qenë të...
Nga James Dorsey “Lobelog”* Ka një perceptim të përhapur, që...
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...