LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

26 Shtator 2018, 11:24, Aktualitet CNA
Redaksionale/Alibia e pamundur e Lulit për kunatin dhe vjehrrin

Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke gjetur alibi qesharake për skandalet e xhiros 2 miliard lekë të kunatit të tij, në biznese me ata që Lulzim Basha i quan “oligarkë”, por edhe të lejeve që ai ka firmosur për ortakët e vjehrrit të tij, pra për vjehrrin.

Dje Basha u përpoq që të thoshte se skandalet e kunatit apo vjehrrit të tij ishin të nxitur nga Rama, gjë që në fakt nuk është aspak e vërtetë. Denoncimet në CNA.al publikimi i tyre më tej në emisionin STOP në Klan, erdhën pas një investigimi menjëherë pas deklarimit të kreut të PD-së se duhet Vetting në politikë.

Një akt që e mbështesin të gjithë, pa diskutim. Por, Vettingun ai e ngurtësonte dhe e çonte vetëm te krimi dhe lidhjet e politikës me të,  nuk e çonte tek pasuritë e politikanëve dhe hetimin e tyre. Ky ishte dhe qëllimi ynë, pse publikuam pikërisht në këtë moment, një investigim të filluar pak kohë më parë. Vetting të plotë për politikën jo vetëm show dhe pazar.

Dhe i gjithë investigimi nuk ka lidhje me Edi Ramën, por ka lidhje me moralin politik të Lulzim Bashës. Me faktin që ai tjetër bën dhe tjetër thotë. Dje u përpoq të fshihej pas gishtit, pas publikimit të skandalit, që daton në kohën kur ishte kryebashkiak dhe që kishte firmosur leje ndërtimi për ortakun e vjehrrit të tij.

U përpoq të fshihej pas gishtit ashtu si edhe për bizneset e kunatit. Njëherë i quansi si akuza të ngritura nga Rama dhe pastaj në mbrëmje nxjer në media një gazetar periferik, që paguhet me para miliarderësh, në oborrin e gjobaxhinjve të Lulit, i cili na tha se nuk kishte asnjë skandal tek denoncimi për kunatin e Lulzim Bashës dhe xhiron e kompanisë ?Landmark Communication?, e cila ishte 2 miliardë të ardhura nga ?oligarkët?, dhe vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim, pasicdo gjë ishte thjesht private.

Në fakt kjo ishte alibia e dytë që u gjet nga këshilltarët e Lulit, nga ata që e kanë çuar këtu ku është katandisur. Një alibi totalisht e pavlerë. Një gënjeshtër që nuk do ta besonte askush. Në fakt shqiptarët janë të qartë dhe të gjithë e kanë parë dhe e kanë lexuar se çfarë ishte skandali dhe çfarë është e vërteta.

Ajo nuk është një marrëdhënie privat-privat. Pra, marrëdhënia e biznesit e kunatit të Lulzim Bashës me ?oligarkët?. Sepse Lulzim Basha ka dalë dhe i ka sulmuar ata biznesmenë, duke ju thënë se po marrin para nga taksapaguesit, po marrin miliona dollarë nga xhepat e shqiptarëve, dhe këto abuzime i bëjnë në marrëdhënie me qeverinë.

Po, janë pikërisht këta biznesmenë që denoncoi Basha, që kanë marrë miliona konçesione dhe investime private nga qeveria, në partneritet publik-privat, nga të cilat një pjesë të mirë të këtyre parave e ka marrë kunati i Lulzim Bashës.

Pra, biznesi ka marrë para nga qeveria dhe ky biznes ka bashkëpunuar me kunatin e Lulzim Bashës. Për atë që akuzohet shpesh se mund të jetë një gjobëvënie e Lulit, ndaj bizneseve për të heshtur dhe për të mos folur, ashtu siç ndodhi, që heshti për një kohë të gjatë dhe u kujtua pas akuzave për kunatin apo për vjehrrin e tij.

Prandaj dhe alibia e gjetur se është një marrëdhënie biznes-biznes, sërish bie, ashtu siç bie edhe alibia tjetër se është një lojë apo një denoncim i Edi Ramës.

Ka vetëm një të vërtetë. Një publikim skandali, për të cilin Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Kunati i tij ka xhiruar rreth 2 miliardë lekë nga oligarkët dhe ka deklaruar vetëm 46 milion lekë të vjetra fitim.

Tatimet duhet të investigojnë dhe ta zbardhin si biznes dhe si aktivitet. Së pari, ka apo jo evazion fiskal dhe së dyti ka të bëjë me moralin politik të Lulzim Bashës që ka kërkuar Vetting.

Po, të bëhet Vetting. Të bëhet Vetting për politikanët që nga pasuritë e tyre, pasuritë e tyre, të vjehrrit të tyre, të kujtdo në rrethin familjar dhe deri te kriminalizimi. Gjithçka të jetë e plotë dhe e pastër. Dhe jo të flasë vetëm për krimin dhe të ketë merak të mos i preken pasuritë e familjarëve. Nuk mund të ketë Vetting në politikë, nëse nuk ka zbardhje të plotë të pasurisë së politikanëve këto 30 vjet. Të Edi Ramës, të Ilir Metës dhe të Lulzim Bashës, bashkë. me të kunetërve apo të baxhanakëve, të kujtdo qofshin.

Ky do duhej të ishte morali i Lulzim Bashës, prandaj dhe ne publikuam dosjen e kunatit dhe do të vazhdojmë me publikimin e plotë të dosjeve të skandaleve të tij dhe të vjehrrit, të cilat tregojnë se Lulzim Basha nuk ka moral në politikë. Ai thjeshtë hedh ?shashka? për të mbijetuar dhe për t?u keqpërdorur nga Edi Rama. Gjoja për të mbajtur e ngritur pak tensionin politik dhe për asgjë më tepër se kaq, sepse kur vjen puna tek xhepi dhe tek pasuritë, Lulzim Basha nuk pranon t?ja zërë kush në gojë, jo më pastaj t?ja kontrollojë dhe të bëjë një Vetting të plotë./CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Lajmet e fundit nga