LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

26 Shtator 2018, 08:06, Aktualitet CNA
Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin polak Andrzej Duda.

Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dy homologët ndanë mendime në lidhje me marrëdhëniet që dy vendet kanë prej dy dekadash, dhe për nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

?Bisedë e frytshme me Presidentin polak, Andrzej Duda. Mirënjohës për mbështetjen e Polonisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit. Rritja e turistëve polakë në Shqipëri po i forcon kontaktet e drejtpërdrejta dhe miqësinë mes nesh?, shkruan kreu i shtetit në postimin e bërë në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga