Tezja është "nëna jonë e dytë"!/ Arsyet të cilat e vërtetojnë këtë teori
Në fëmijëri, të gjithë kemi ndjerë dashurinë e pastër që tez...
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në formatin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Komisionerit të BE-së Johannes Hahn. Ministrat diskutuan mbi ecurinë e zbatimit të Zonës Ekonomike Rajonale, perspektivën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe situatën politike e ekonomike në rajon.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë mes konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe mjedisit të sigurt në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e vullnetit politik për heqjen e barrierave që pengojnë ndërlidhjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne këtë kontekst, Ministri Bushati i kushtoi rendësi të veçantë domosdoshmërisë së përfshirjes së gjithë vendeve të rajonit në hartën e ndërlidhjes telefonike dhe në zbatimin e angazhimeve për hapjen e pikave kufitare e lehtësimin e lëvizjes mes qytetarëve të rajonit. Kreu i diplomacisë shqiptare ri solli në vëmendje deklaratën e Samitit të Sofjes, e cila nënvizon rëndësinë e një tregu të vetëm për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, Ministri Bushati ishte i pranishëm në Darkën Transatlantike të organizuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Biseda u përqendrua tek çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë tona.
Ministri Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Nju Jork zhvilloi një takim me Ministrin për Marrëdhëniet me jashtë të El Salvadorit Carlos Castaneda dhe me Ministrin e Jashtëm të shtetit te Katarit Jassim Al-Thani. Me ministrat u diskutua mbi stadin aktual të marrëdhënieve dhe forcimin e tyre si dhe për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.
Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në kushtet kur dinamikat ekonomike globale kanë reduktuar distancat gjeografike, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.
Në fëmijëri, të gjithë kemi ndjerë dashurinë e pastër që tez...
Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një l...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publi...
Një zbulim historik rreth Alzhaimerit mund të çojë në parand...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situat...
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, drejtori i polici...
Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mer...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një dalje pë...
Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke g...
Trupi i pa jetë i ish deputetit socialist i cili ndërroi jet...
Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria...
Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshm...
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Le...
Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Ministrja e ...
Milaim Zeka, deputetit i Nismës Social Demokrate është arres...
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit dhe Komisioni...
Oskar Uashington Tabarez është tashmë 71 vjeç. Ai sapo ka ri...
Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjith...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...