"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje poropagandistike që do të vërtetojë një gjë që nuk ka mbetur asnjë shqiptar që nuk e di: se kjo qeverisje është e lidhur kokë e këmbë me krimin.
Po le ta harrojmë këtë për një çast dhe të imagjinojmë sikur kjo nismë mund të ketë sukses real. Sikur Rama do të paranojë të votojë atë projektligj që e godet në thembrën e Akilit. Se ai as nuk do të sorrollasë procesin në Venecia, as nuk do të fusë shkopinj nën rrota, as, siç mund të ndodhë në ëndrrat më të bukura të çdo opzitari, nuk do të maipulojë procesin duke i lënë të bien një nga një ministrat dhe deputetët e tij, që kush më shumë e kush më pak e kanë një lidhje me botën e nëndheshme.
Pra, le t?a shfrenojmë fantazinë deri në fund dhe të hamendësojmë se PD-ja arrin një sukses absolut në nismën e saj.
Po pastaj ç?do të ndodhë?
Ja do të largohen disa ministra dhe deputetë nga politika.
Po a pyet kjo shumicë për gjëra kaq të vogla? Asaj nuk i është dredhur qerpiku nga tërmete më të mëdha si largimi i një dyzine figurash kryesore dhe deputetësh nga ligji i dekriminalizimit. Asaj nuk i ka hyrë gjëmb në këmb nga vërtetimi i akuzave për kanabizimin dhe implikimi i ish numrit dy të qeverisë, ministrit të brendëshmëm, me bandat e trafikantëve.
Këto aksione reduktohen thjeshtë në ?lajme të bezdisshme? kur qeveria ka në dorë edhe të gjitha mediat e mëdha që e shuajnë rëndësinë e tyre, edhe oligarkëtët që financojnë blerjen e votave edhe kriminelët që kryejnë manipulimin e tyre.
Pra askush nuk do të shqetësohej nga ngadhënjimi i aksionit opozitar.
Nga ana tjetër vetëm ndonjë i marrë, mund të shpresojë se suksesi i tij do të mbërrinte deri sa të këpuste kokën e Ramës. Sa do që kryeministrit aktual mund t?i vërtetohen me lehtësi lidhje me botën e nëndheshme, sado që ai të gjykohet për alibitë që ka shpikur për disa akte kriminale në këtë vend, ai nuk mund të preket nga kjo nismë.
Sepse që ajo të funksionojë duhet minimalisht edhe vullneti i tij, përveç votave të tij.
Dhe historia e politikës e ka vështirë të numërojë raste të liderve që bëhen viktima të marrëveshjeve që firmosin vetë. Arafati u amnistua nga gjithçka kishte bërë, pasi firmosi paqen me Rabinin, Klarku po ashtu pasi u ul në tryezë me Mandelën, e njëjta gjë ndodhi me Milloseviçin në ditën që pranoi të nënshkruajë Dejtonin.
Këto pak shembuj ilustrues dëshmojnë se rregulli i pa shkruar i politikës, sipas të cilit aktorët e marrëveshjeve nuk bëhen kurrë viktima të tyre, do të qe i vlefshëm edhe për Ramën, nëse ai e pranonte pa hedhur vickla propozimin e PD për Vettingun e politikës.
Po ç?do të ndodhte në një rast të tillë?
Këtë e dinë të gjithë, sepse ky është një film i parë. Rama do të mbetej në pushtet më të njëjtat banda, oligarkë dhe TV pas vetes, dhe as do të çante kryet për ata ata pak hyzmeqarë të rilindjes që do t?i hidhte pas si limonë të shtrydhur.
Pra PD në fund do të përsëriste fabulën e turpshme të para 18 majit kur u betua se nuk hynte në zgjedhje me Ramën dhe e gënjyen me kokat e pavlera të disa ministrave.
Pikërisht disfata e një viti e ca më parë e dënon opozitën që të mos bëjë të njëtën lojë. Ky parlament dhe kjo mazhorancë as mund të korrigjohen dhe as mund të pastrohen. Ata vetëm mund të luftohen deri sa të shkatërrohen. Dhe rruga e vetmë për këtë nuk është më propozimi i nismave të reja. Rruga e vetme që ka mbetur është edhe më radikale sesa thotë Berisha me djegjen e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhje.
Ajo është shumë më radikale sesa kaq. Dalja nga sistemi. Braktisja e pushtetit lokal që nuk shërben më, siç tregoi edhe rasti i anashkalimit të këshillit Bashkiak, për token rreth teatrit. Mosnjohja e një prokurorie që ka mbi krye një drejtuese jo vetëm kamikaze, por edhe të paligjshme. Mos ankimimi në gjykata, për sa kohë ajo kushtetuese nuk funksionon. Madje, madje, edhe dorëheqja e presidentit të nëpërkëmbur (nëse opozita ka forcë ta diktojë këtë).
E vetmja rrugë është që Rama të lihet fillikat, ashtu sikurse kërkoi në zgjedhet e vitit që shkoi. i shoqëruar vetëm nga kriminelët dhe oligarkët e tij, pa përmendur gazetarët që vazhdojnë t?i bëjnë fresk. Ç?do zgjidhje e ndryshme është zgjidhje e një opozite të paguar, që nuk do të rrezikojë asgjë për të arritur qëllimin. E një opozite që vazhdon të shpikë farsa ligjore vetëm për të vazhduar t?a mbajë njërën këmbë brenda këtij sistemi që e ka shndërruar në fasadë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë publi...
Një zbulim historik rreth Alzhaimerit mund të çojë në parand...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situat...
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, drejtori i polici...
Prokuroria e Përgjithshme iu ka bërë thirrje kandidatëve për...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mer...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në një dalje pë...
Lulzim Basha po përpiqet që ta kalojë në heshtje, apo duke g...
Trupi i pa jetë i ish deputetit socialist i cili ndërroi jet...
Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria...
Në vijim të ndjekjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshm...
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Le...
Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Ministrja e ...
Milaim Zeka, deputetit i Nismës Social Demokrate është arres...
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit dhe Komisioni...
Oskar Uashington Tabarez është tashmë 71 vjeç. Ai sapo ka ri...
Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjith...
Deputeti i Nismës Social Demokrate , Milaim Zeka është arres...
Gjatë daljes publike për mediat ditën e sotme, kryeministri ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...