LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Zagani nxjerr Ramën cullak!

28 Tetor 2017, 19:59, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar fjalën e kryeministrit Rama të thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Zonë e Lirë?, ku e paraqiti ish-oficerin e policisë së kufirit, Dritan Zagani si të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Berisha e ka cilësuar si të gjetur fjalën me të cilën Zagani, ka vendosur t?i përgjigjet.

?Zagani nxjerr Ramen cullak!
“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thone ne Bushat!

Rama mbreme, per t?u mbrojtur nga akuzat e Zaganit, tek Çani shpalli oficerin e pa denuar kurre, si te denuar nga gjykata e krimeve te renda!Kesaj shpifje te njeriut, qe genjen ne çdo fjale qe nxjerr, Zagani i pergjigjet me nje fjale te vjeter te zones se origjines se tij, Bushatit te Shkodres, e cila thote: ?Edhe budalla e ka krytin si njeri?? /CityNews

Lajmet e fundit nga