LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrim Krasniqi: Shihni si e përdorën Saimir Tahirin

28 Tetor 2017, 19:23, Aktualitet CNA

Në vijim të diskutimit në ?Intervistë?, politologu Afrim Krasniqi, ka komentuar edhe akuzat e rënda drejtuar ish-ministrit Tahiri, i cili akuzohet për përfshirjen në aferat e drogës dhe krimit.

Krasniqi ka theksuar se aktorët politikë, mazhoranca dhe opozita e përdorën këtë çështje, por asnjëra prej tyre nuk e kishte seriozisht, në atë që vërtet përbënte problem.

?Mazhoranca e përdori për të krijuar një lloj mbrojtjeje, ndërsa Opozita e përdori si karrem.

Në thelb asnjëra palë nuk e kishte seriozisht?, ka deklaruar Krasniqi.

Më tej ai e ka vlerësuar situatën e krijuar si një të keqe të shqiptarëve, kjo pasi nuk ka më siguri. Sipas tij Shqipëria sot po mbron politikanin që ka pushtet dhe jo njeriun e thjeshtë, ai i cili ka vërtetë nevojë. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga