LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja për drogën e kapur ne Igumenicë

28 Tetor 2017, 18:48, Aktualitet CNA

Pas lajmit për kapjen e një sasie heroine nga Policia greke në Portin e Igumenicës, policia sqaron se nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumenta greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, Policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone Selanik.

Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali./CityNews

Lajmet e fundit nga