LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti: Të publikohet deklarata e Tahirit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

28 Tetor 2017, 18:40, Aktualitet CNA

Kanabizimi i vendit dhe implikimi në afera të krimit i zyrtarëve të lartë, ka sjellë reagimin e ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, i cili i ka kërkuar medieve zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur në muajin shkurt të këtij viti.

Mbledhja u zhvillua me kërkesë të Kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe në qendër të saj ishte kanabizimi i vendit dhe çështja e mos arrestimit të Klement Balilit si një i dyshuar për trafik droge.

?Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin transkriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Republikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Republikës ta deklasifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik?, ka deklaruar ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani.

Arsyeja  se përse Nishani kërkon me ngulm zbardhjen e kësaj mbledhjeje duket të jetë për shkak të  detajeve që ka dhënë ish-ministri asokohe, të cilat nuk i janë bërë të njohura opinionit publik.

Faktet lidhen me dosjen ?Habilaj? dhe përfshirjen , apo jo, të ish-ministritTahiri në atë ç?ka flitet së fundmi, aferat e drogës dhe krimit. /CityNews

Lajmet e fundit nga