LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokat Ngjela: Mbrojtësit e Tahirit kanë rënë brenda, varen nga italianët

28 Tetor 2017, 17:59, Aktualitet CNA

Në vijim të diskutimit avokati Ngjela i pyetur nga moderatoria e emisionit  ?Kjo Javë? në News 24, nëse përbëjnë provë përgjimet e autoriteteve italiane ndaj Habilajve që përmendin Saimir Tahirin, ka thënë se këtë e përcaktonte më së miri gjykata, por Tahiri nuk shkoi në gjykatë.

Më tej Ngjela ka pohuar se të gjithë ata që e mbrojtën Tahirin kanë rënë brenda dhe se varen nga italianët.

?Kanë rënë brenda të gjithë. Këta varen të gjithë nga Italia.

Këshilli i Mandateve ishte fushë në dushk dhe injorancë totale. Fajin e ka Prokuroria sepse ajo kërkon hetim.

Problemi i shtetit është një çështje shumë e rëndë në Shqipëri?, ka deklaruar Spartak Ngjela. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga