web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari masakron me çekiç të dashurën e tij

28 Tetor 2017, 15:32, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali në zonën e Montecassiano ku një shtetas shqiptar masakroi me çekiç të dashurën e tij.

Sipas mediave vendase, shqiptari Besnik Habiraj,55 vjeç ka ndjekur me makinë të dashurën e tij dhe më pas e ka masakruar me mjete të forta.

Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por thuhet se ajo është me origjinë shqiptare dhe është dërguar ne spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra.

Shqiptari e ka goditur me çekiç në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Policia ka arrestuar 55-vjeçarin ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga