Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka qenë epik reagimi i një inxhinieri të vjetër, projektues rrugësh përballë një ish-kryeministri të dikurshëm shqiptar. ?Në kohën tonë, ne nuk kishim as para dhe as kamionë, as eskavatorë dhe vinça, as gozhdë dhe as çekiçë, por planin e ndërtimit të rrugëve e realizonim 98 për qind. Nja tre për qind gënjenim dhe shkonim në 101 për qind. Ju sot i keni të gjitha. Paratë jua jep bota, kamionët e eskavatorët, vinçat e pincat dhe gjithçka tjetër jua sjell ai që ndërton rrugën. Dhe prapë mezi shkoni në gjysmë të punës. E vetmja punë që duhet të bëni është të kontrolloni të tjerët si punojnë, por ju as këtë nuk dini ta bëni!?.
Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me rrugët që janë lënë rrugëve, siç thoshte në fillim të mandatit të tij të parë Edi Rama?
Kjo është një histori me shumë pamje, por dy janë kryesoret. Në dy mandatet e tij të njëpasnjëshëm, i fiksuar mbas ndërtimit të artiereve rrugore, Berisha hapi kantierë të pafundëm, në veri dhe në jug të vendit. Kryesori ndër to ishte Rruga e Kombit. Një sprovë që ka grishur shumëkënd, por që seriozisht u sfidua vetëm nga Doktori. Rruga e Kombit është investim i kryer me para të buxhetit dhe me borxhe të marra në emër të shtetit shqiptar. Ajo ka qenë shkaku kryesor i krijimit të një grope të zezë në gjithë ekuilibrat makroekonomikë të vendit. Deri tani e ka kaluar shifrën e një miliard eurove, por është ende e pambaruar dhe vende-vende jashtë standarteve teknike. Një aferë skandaloze, e denoncuar nga KLSH dhe një hetim i papërfunduar nga prokuroria e përgjithshme, nxirrte minimumi një çerek miliardi euro të shpërdoruara. Askush nuk u fajësua për atë histori, në të cilën politikanët zunë vendin e inxhinierëve, njëlloj si anekdota komuniste që tregonte Hoxhën, i cili thuhej se urdhëronte të shpohej për naftë aty ku binte kapelja e tij republikë.
Sa për kontrast, zgjatimi i të njëjtës rrugë, përtej kufirit me shqiptarë në Kosovë, ngjan se është një rrugë normale diku në Perëndim.
E njëjta histori dhe me rrugën Tiranë-Elbasan. Kushtoi fare pak në letër për kilometër, në krahasim me rrugën e Kombit, por kalo kohë, shto probleme teknike dhe shto euro, ajo edhe katër vjet pas inagurimit të parë, ende nuk ka përfunduar. Njëlloj si këto dy shembuj, pothuaj të gjitha rrugët e tjera të hapura në kohën e Berishës, vuajtën nga tenderime të gabuara e të korruptuara, nga mosmbulimi i plotë me financim, nga cilësia e keqe në projektim dhe akoma më e keqe në ndërtim që vinte si rrjedhojë dhe nga ritmet tmerrësisht të ulta të ndërtimit, për të gjitha këto shkaqe të marra së bashku.
Në mandatin e parë, e majta e bashkuar zgjodhi një skemë tjetër. Duke e çuar pendulin e strategjisë me rrugët në një drejtim tjetër. Fillimisht duke identifikuar dhe më pas edhe duke paguar me sforcim borxhet gjigante që shteti kishte grumbulluar ndaj privatëve. Për punën e kryer, por të papaguar. Duke tentuar të mbyllë gjithashtu dhe kantierët e lëna të hapur dhe pa hapur të rinj. Investimet që zakonisht bëheshin nga ministria e transporteve u kanalizuan gjetkë dhe në vend të asfaltit, në rrugë pati kryesisht mbjellje pemësh, sinjalistikë dhe riparim dëmesh. Por në katër vjet, as rruga panoramike Lin ? Pogradec nuk është mbaruar, as segmenti Tiranë ? Elbasan nuk është tërësisht funksional dhe as një shtatë a tetë kilometra ferri në verë në Bay Pass-in e Fierit nuk kanë sy për Qabe që të mbarojnë. Edhe palmat në autostradën Tiranë ? Kashar janë tharrë, edhe Lungo Mare-s në Vlorë, ju deshën katër vjet për të thënë vit mbas viti se ende nuk ka përfunduar, se po ju nxin jetën me trafik njerëzve, njëlloj si dielli lëkurën plazhistëve; se varrosi gjithë plazhin ku kalon, por rriti vlerën e pallateve anash asaj. Për momentin, deri sa deti të bëjë të vetën me plazhin, pra të rregullojë sipas ciklit të tij atë që bëri keq njeriu, ai segment do të jetë triumf monumental i kursit të këmbimit mes miellit dhe krundes. Pavarësisht shkëlqimit të paqortueshëm të krrundes momentale.
Lajmi se në këtë katër vjeçar do të ndërtohet rruga e Arbrit është lajm i mirë. Presioni mbi të gjitha qeveritë shqiptare sidomos në këtë dekadën e fundit, ka sjellë mbivendosjen e vullnetit politik mbi logjikën ekonomike. Edhe në këtë rast kanë folur politikanët që bëjnë buxhete dhe jo inxhinierët që bëjnë llogari dhe ndërtojnë rrugë.
Sot nuk është problem të gjendet paratë. Sot me para mund të sigurohet çdo lloj teknologjie për ndërtimin e segmenteve të transportit. Dhe nëse rrugët mbeten ende rrugëve, atëherë faji është gjetkë. Jo tek rrugët. Dhe as tek historia epike e dembelizmit shëmbullor të administratës shqiptare, e cila të vetmen punë që ka për të bërë, është të kontrollojë si punon privati./tema
Një lajm i mirë ka mbërritur për të gjithë përdoruesit e cel...
Kryeministri Edi Rama ka uruar dhe sot “mirëmëngjes” për të ...
Koreja e Veriut ka arritur përparime të shpejta në aftësitë ...
Çdo gjë do shkojë më së miri ndermjet jush dhe atij që keni ...
Çdo njeri ka taktikat e tij që e ndihmojë për t’ia lehtësuar...
Këta janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e m...
Një pemë 200-vjeçare është rrëzuar ditën e sotme në ishullin...
Modelja me famë botërore Gigi Hadid sapo ka pozuar për koper...
Të gjithë e dimë që VIP-at paguhen në shuma marramendëse. At...
Të gjithë i duam kafshët tona shtëpiake, dhe besoj se nga nj...
Dëshira për ti bërë të dukshme dikujt diçka na bëhet fiksim ...
Ngrini duart lart ju femra të bukura dhe beqare. Mesa duket ...
Jennifer LawrenceAjo e dashuron makinën e saj të vjetër-Vol...
Nëse e keni pyetur veten se çfarë do të thotë kur ai merr ko...
Të shikosh filma është gjithmonë një mënyrë e këndshme për ...
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jo të gjitha puthjet që mar...
Kuptimi i njerëzve për shprehjen “ushqim i shtrenjtë” ndrysh...
Një kërkim i vitit 2016, i ndërmarrë nga psikologët ekzamino...
Flakët e zjarrit kanë përfshirë stallën e bagëtive dhe një b...
Jemi pikërisht në sezonin turistik dhe të gjithë ata që ende...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...