LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Meta kokë më kokë prej 1 ore/3 çështjet “e nxehta” që po diskutohen

12 Prill 2017, 18:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim kokë më kokë me aleatin e tij, Ilir Meta. Takimi po mbahet te ?Vila 31? dhe ka nisur prje rreth një ore. Mësohet se mes dy aleatëve në bashkëqeverisje po diskutohen disa çështje tepër të nxehta të aktualitetit politik në vend.

Së pari, në tryezën e tyre është fati i zgjedhjeve të 18 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi sot ishte afati i fundit i regjistrimit të partive politike në KQZ, ku partitë opozitare nuk u regjistruan.

Së dyti, pritet të diskutohet dhe fati i koalicionit PS-LSI, i cili është përfshirë në një krizë të thellë prej kohësh dhe ende nuk dihet nëse dy forcat e mëdha të drejtuara nga Rama dhe Meta do të garojnë së bashku apo të ndara në zgjedhje.

Po ashtu, një tjetër çështje me rëndësi është dhe zgjedhja e presidentit të ri, për të cilin sot pati zhvillime, duke nisur nga dy letrat që iu dërguan Ilir Metës, nga Zyra Juridike e Kuvendit dhe nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Takimi mes dy aleatëve vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes./CityNews

Lajmet e fundit nga