Rama takim kokë më kokë me Metën/Çfarë do ndodhë me koalicionin?

12 Prill 2017, 17:37, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvilloj këtë mbrëmje një takim kokë më kokë me aleatin e tij në bashkëqeverisje, Ilir Metën e LSI.

Takimi do të mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe vjen në një moment tepër të tensionuar të situatës politike në vend, por edhe të marrëdhënies së koalicionit.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë Kuvendi miratoi në një seancë të jashtëzakonshme 3 emrat e mazhorancës për komisionin e vettingut. Ndërsa nesër pritet të zhvillohet seanca plenare./CityNews

Lajmet e fundit nga