
Rama, intervistë për BBC/ Kundërshton Albin Kurtin: SHBA dhe BE kanë të drejtë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në veri të...
Gjatë 6 viteve dhe 9 muajve si lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev shoqërohej kudo nga dy kolonelë me rroba civile me fytyra pa shprehje dhe flokë të qethur shkurt. Ata janë aq të rezervuar sa që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vizitorët e Presidentit dhe bile edhe nga ndihmësat e tij. Këta ushtarakë të heshtur qëndrojnë të ulur në paradhomë teksa ai punon në zyrën e tij. Ata udhëtojnë me një mikrobus Volga prapa limuzinës Zil të tij teksa shkon e vjen nga Kremlini. Ata zënë dy vendet në fund të avionit kur ai udhëton jashtë Moskës dhe flenë natën në daçën apo apartamentin e tij në qytet, kudo që të jetë. Kolonelët enimgatikë janë gardianët e një çante të trashë të zezë Samsonite me një dry të florinjtë që peshon 1 kilogram e gjysëm që gjithmonë duhet të jetë në afërsi të duarve të Presidentit. Ajo quhet chemodanchik ose ?çanta e vogël?. Çdo njeri, bile dhe vetë Gorbachev, i referohet asaj si ?butoni bërthamor?. Më shumë ajo është një pajisje portabël që lidh Presidentin me Strategic Rocket Forces në një qendër komandimi të nëndheshme në rrethinat e Moskës. Ajo përmban komunikimet e nevojshme për të lejuar gjuajtjen me armë bërthamore me rreze të gjatë të Bashkimit Sovjetik, shumë prej të cilave të drejtuara në objektiva të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Puna e kolonelëve ? ka troi të caktuar me ruajtjen e çantës, por njëri gjithmonë është pushim ? është që të ndihmojnë Presidentin, në rast se do të jepet ndonjëherë rasti, për të vënë në gjendje alarmi forcat strategjike dhe autorizuar një goditje. Gjithsej ka tri çanta bërthamore. Njëra është me Mikhail Gorbachev, tjetra me Ministrin e Mbrojtjes dhe e treta është e caktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Çdo njëra prej pajisjeve është e mjaftueshme për të autorizuar lëshimin e një rakete, por vetëm Presidenti mund të urdhërojë ligjërisht një goditje bërthamore. Për aq kohë sa Gorbachev posedon chemodanchik-un, ai është ligjërisht komandanti i forcave strategjike të vendit dhe Bashkimi Sovjetik mbetet një superfuqi bërthamore.
Gjithçka ndryshoi me 25 dhjetor të vitit 1991. Në orën 19 00, teksa bota shikonte në televizor, Mikhail Gorbachev anonçon se po jepte dorëheqjen. Monoliti komunist i njohur si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike po shpërbëhet në shtete të veçanta. Ai nuk ka asnjë rol të mëtejshëm. Menjëherë më pas, Boris Yeltsin, Presidenti i të saposhpallurës Rusi të pavarur, është caktuar që vijë në zyrën e tij në Kremlin për të marrë posedimin formal të çantës, menjëherë më pas të dy kolonelët do t?i japin lamtumirën Gorbachev dhe largohen me Yeltsin. Ky do të jetë momenti final në shpërbërjen e superfuqisë që është sunduar prej Gorbachev qysh nga viti 1985 dhe që dominon një masë tokësore e cila shtrihet gjatë 11 diferencash orare dhe gjysmës së globit. Pas kësaj Rusia, më e madhja e 15 republikave, do të jetë fuqia e vetme bërthamore. Boris Yeltsin do të fitojë aftësinë ligjore për të shkatërruar disa herë Shtetet e Bashkuara. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Arsenali sovjetik konsiston në 27000 armë bërthamore, prej të cilave 1000 janë në gjendje që të arrijnë Shtetet e Bashkuara. Vetëm njëra prej këtyre testatave bërthamore mund ta shkatërrojë një qytet.
Kalimi i përgjegjësive duket se është akti final në një dramë me intensitet shekspirian. Lojtarët më të mëdhenj të saj janë dy figura të kundërta ndërveprimi malinj i të cilëve ka ndryshuar balancën e fuqisë së botës. Ajo është kulmimi i një lufte për supremaci midis Mikhail Gorbachev, komunistit urban të sofistikuar të adhuruar nga bota kapitaliste, dhe Boris Yeltsin, demokratit impulsiv pijanec shumë i perceptuar si shkatërrues në kryeqytetet perëndimore.
Presidenti i përmbysur dhe uzurpuesi i tij sillen me një mënyrë prej shtetari përpara kamerave. Megjithatë rrallë në historinë botërore një ngjarje me një magnitudë të tillë është përcaktuar nga antipatia pasionante e dy burrave për njëri tjetrin. Disa vite më parë, kur ndodhej në apogjeun e pushtetit të tij, Gorbachev e poshtëroi publikisht Yeltsin. Siberiani trupmadh nuk e ka harruar kurrë dhe në dhjetor të 1991 rolet janë përmbysur. Gorbachev është ai që është denigruar, i katandisur në lotë teksa sëbashku me gruan e tij janë nxjerrë jashtë rezidencës së tyre presidenciale. Edhe marrëveshjet e koreografuara me kujdes për transferimin e kodeve dhe komunikimeve bërthamore kanë rënë në qark të shkurtër në minutën e fundit prej nevrikllëkut të Yeltsin dhe krenarisë së Gorbachev.
Sidoqoftë, malinjiteti i Yeltsin dhe vaniteti i Gorbachev e pengojnë diçka të ngjashme me një mrekulli politike që të ndodhë. Me 25 dhjetor 1991, një eveniment historik i barabartë me rënien e Perandorisë Austro ? Hungareze në vitin 1918 apo kolapsin e Perandorisë Osmane në 1923 ndodh pa një luftë të jashtme apo revolucion të përgjakshëm si katalizë. Jugosllavia komuniste u shpërbë në flakë, por Bashkimi Sovjetik u shpërbë në mënyrë pothuajse apatike teksa bota shikonte duke mos u besuar syve. Ushtria e madhërishme sovjetike dorëzon një perandori republikash subjekte pa e shkrehur as edhe një plumb. Gjithçka ndodh shumë shpejt. Pak politikanë apo studiues e parashikuan, edhe teksa filloi viti 1991, shkallën dhe shtrirjen e skizmës historike në mbarimin e vitit.
Bashkimi Sovjetik u lind në luftën civile që pasoi revolucionin e tetorit të vitit 1917, kur fraksioni bolshevik i drejtuar nga Vladimir Ilyich mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të Perandorisë Ruse të vjetër. I industrializuar me brutalitet të madh nën Josef Stalin, ai zmbrapsi forcat pushtuese naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe doli si një prej dy superfuqive të botës. Lufta e Ftohtë pasuese midis Lindjes dhe Perëndimit modeloi politikën dhe premisat ndërkombëtare për pothuajse gjysmë shekulli.
Por eksperimenti i madh socialist i Leninit dështoi. Ekonomia ngeci dhe më pas u kolapsua. Qendra e humbi kontrollin. Me 25 dhjetor 1991, vendi që mundi Gjermaninë e Hitlerit thjesht pushoi së ekzistuari. Me fjalët e Mikhail Gorbachev: ?Një prej shteteve më të fuqishëm të botës u shemb përpara syve tanë?.
Ky është një moment i mrekullueshëm në historinë e racës njerëzore, përfundimi i një mijëvjeçari të Perandorisë Ruse dhe më pas Sovjetike dhe fillimi i rilindjes shtetërore dhe kombëtare të Rusisë. Ai sinjalizon humbjen përfundimtare të dy sistemeve totalitare të shekullit të Njëzet, fashizmit nazist dhe komunizmit sovjetik, që e përfshinë botën në luftën më të madhe në histori. Ajo që dita që i lejoi konservatorët amerikanë të festonin ? përpara kohe ? profecinë e filozofit Francis Fukuyama se kolapsi i Bashkimit Sovjetik do të shënonte ?mbarimin e historisë?, me universalizimin e demokracisë liberale perëndimore si formën finale të qeverisjes njerëzore.
Mikhail Gorbachev krijoi kushtet për fundin e totalitarizmit dhe Boris Yeltsin i dha goditjen fatale. Por asnjë nuk nderohet në Rusi në kohërat moderne as si hero kombëtar, as data e transferimit të pushtetit formalisht nuk përkujtohet në Moskë. Drejtuesit bashkëkohorë e dekurajojnë çdo përkujtim të 25 dhjetorit. Ajo çka ndodhi atë ditë shikohet nga shumë në Rusi si, me fjalët e Vladimir Putinit, një ?katastrofë gjeopolitike e madhe?. Ajo është një kujtues se rënia e superfuqisë së tyre njëherë e një kohë të madhërishme u festua në Shtetet e Bashkuara si një fitore në Luftën e Ftohtë më shumë se triumfi i një populli që paqësisht përmbysi një sistem totalitar për të përqafuar demokracinë dhe ekonominë e tregut të lirë. Siç e përmblodhi jo shumë kohë më pas Alexander Leontiyev, një ish Shefi i Stafit Presidencial rus: ?Amerikanët u dehën aq shumë në funeralin e Bashkimit Sovjetik sa që akoma janë tapë?.
Në të vërtetë ajo çka është e jashtëzakonshme është numri i amerikanëve që mblidhen rreth shtratit të vdekjes për të kryer adetet e fuqisë komuniste. Kurrë më parë apo qysh atëhere interesat ruse dhe amerikane nuk kanë qenë aq të ndërthururua. Mosbesimi dhe armiqësia e Luftës së Ftohtë të gjatë shpërbëhet në një flirt të jashtëzakonshëm midis fuqishë bërthamore konkurruese. Amerikanë nga International Monetary Fund dhe nga Chicago School of Economics gjenden në Moskë duke bashkëpunuar me vendimmarrës politikë rusë lidhur me një drejtim të ri për ekonominë ruse. Duart drejtuese të tyre janë krahët e ministrave të Yeltsin teksa nisen në një mision të paprecedent në historinë ekonomike: shpërbërjen e modelit komunist dhe zëvendësimin e tij me një kapitalizëm ekonomik neoliberal të egër.
Gjatë një vizite në Rusi pak ditë përpara dorëheqjes së Gorbachev, Sekretari amerikan i Shtetit James Baker habitet sesi, në të gjitha mbledhjet, një temë është uniforme: ?dëshira e thellë për të kënaqur Shtetet e Bashkuara?. Me secilën prej republikave të reja që orvatet të vendosë marrëdhënie pozitive me Amerikën, ai llogarit se ?aftësia jonë për ta influencuar sjelljen e tyre? nuk do të jetë asnjëherë më e madhe se kësaj radhe. Presidenti amerikan George H. W. Bush vëren se sjellja e shteteve të reja është ?e konceptuar specifikisht për të fituar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për atë që kanë bërë?. Adhurimi për Shtetet e Bashkuara është i tillë sa që të gjitha vendet e reja emergjente deklarojnë aderimin e tyre në një listë parimesh demokratike të dhënë nga Administrata Bush për njohje diplomatike.
Në ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik, diplomatë amerikanë dhe figura politike të Rusisë gëzojnë marrëdhënie të tilla të afërta sa që konsultohen me njëri tjetrin pothuajse përditë. Gorbachev i adresohet ambasadorit amerikan si ?shok?. James Baker dhe homologu i tij, Eduard Shevardnadze, darkojnë në shtëpitë e njëri tjetrit dhe bëjnë thashetheme rreth çështjeve botërore. Kontakte miqësore u zhvilluan edhe midis drejtuesve kryesorë të CIA-s dhe të KGB-së, që e kishin spiunuar për dekada me radhë njëri tjetrin. Evangjelistë amerikanë u shfaqën në Moskë për të lumturuar dhe konvertuar. Një shpurë liderësh kristianë vizituan Kremlinin në ditët e fundit të komunizmit sovjetik dhe kleriku më i zjarrtë midis tyre i thotë Gorbachev: ?Ju jeni personi për të cilin luten më shumë kishat amerikane, ju jeni një instrument i Zotit?. Korridoret e Kremlinit gjëmojnë gjatë 24 orëve të fundit nga thekset amerikane, ndërsa një grup i një televizioni amerikan mblidhet në zyrën e Presidentit për të regjistruar orët e fundit. Intervistat e vetme televizive e dhëna nga rivalët e mëdhenj rusë janë për kanalet e lajmeve amerikane.
Mikhail Gorbachev e konsideron veten mik personal të Presidentit Bush, i cili në fund u përpoq që ta ndihmojë për të mbështetur një Bashkim Sovjetik të reformuar. Boris Yeltsin i bën lajka Presidentit amerikan që të fitojë miratimin e tij për shkatërrimin e të njëjtit entitet. I pari kërkon miratimin e historisë, kurse i dyti dëshiron respekt ndërkombëtar. Të dy e masin pozicionin e tyre në botë nëpërmjet cilësisë së marrëdhënieve të tyre me Shtetet e Bashkuara. Ata janë njëlloj të etur që sigurojnë Washington se transferimi i kontrollit mbi armët bërthamore nuk do ta rrezikojë paqen botërore. Amerikanët janë po aq në ankth të ruajnë një miqësi që avancon interesat globale dhe filozofinë ekonomike dhe politike të tyre.
25 dhjetori 1991 është kështu një vijë demarkacioni në marrëdhëniet e Moskës me botën perëndimore dhe sidomos Shtetet e Bashkuara. Vetëm një herë përpara në histori Rusia kish shikuar nga Perëndimi me entuziazëm të tillë për frymëzim. Ajo qe tri shekuj më parë, kur Pjetri i Madh futi reformat europiane dhe lëvizi kryeqytetin rus nga Moska për në Shën Petërsburg si një dritare nga Perëndimi. Trashëgimia e tij mbijetoi deri në vitin 1917 dhe triumfin e bolshevikëve.
Shumë ngjarje të famshme ndodhën gjithashtu atë ditë në Moskë. Flamuri i kuq me drapër e çekan është shpalosur në Kremlin për herë të fundit dhe tringjyrëshi i bardhë, blu dhe i kuq i Rusisë pararevolucionare është vendosur në vendin e tij. Parlamenti kombëtar ndryshoi emrin e vendit nga Republika Socialiste Federative Sovjetike Ruse në Federatë Ruse apo thjesht Rusi.
Në përfundim të saj, kolonelët i japin lamtumirën Gorbachev dhe ia çojnë çantën e vogël gardianit të ri të saj.
Kështu, ndërsa shume perëndimorë festojnë Krishtlindjet e vitit 1991, Bashkimi Sovjetik pushon së ekzistuari, Rusia shpëton nga rruga pa krye në të cilën e futi Lenini 74 vjet më parë dhe një vend i madh zë vendin e tij midis kombeve të Europës.
Kapitulli i 1-rë
25 dhjetor: Përpara agimit
Në momentet e para të 25 dhjetorit 1991, tingujt e mesnatës dolën nga sahati në Kullën e Shpëtimtarit brenda Kremlinit. Ky është sinjali për ndryshimin në çdo orë të gardës së nderit në kubat e mëdhenj prej graniti kuqezi që formojnë Mauzoleumin, ku ndodhet trupi i balsamosur i themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Ilyich Lenin. Kalimtare kureshtarë të mesnatës në Sheshin e Kuq, rusë dhe të huaj, grumbulloheshin për të shikuar rojet më kapotat e mëdha që të zbresin me hap si prej rose nga Porta e Shpëtimtarit si marioneta, duke i ngritur bërrylat lart në ajër. Një turn i ri shfaqet për të zëvendësuar në atë çka njihet zyrtarisht si Postblloku Numër 1 i Bashkimit Sovjetik.
Shumë prej spektatorëve në këtë mëngjes të mërkure të thatë e të qetë janë me kokë të pambuluar. Është kohë e butë sipas standardeve të mesit të dimrit në Moskë, vetëm një 1 gradë mbi ngrirjen. I ftohti i hidhur ndodhi më herët në dhjetor, kur temperatura shkoi në zero Farenhait, përfundoi me një rënie të madhe dëbore tri ditë më parë. Sheshi i madh me kalldrëm qe pastruar qysh atëhere, por dëbora akoma shkëlqen në kupolat në formë qepe të ndriçuara fort të Katedrales së Shën Vasilit dhe në bedenat e mureve të larta prej tulle të Kremlinit. Ajo konturon kupolën e ndërtesës së Senatit brenda Kremlinit, nga ku valëvitet flamuri i kuq i Bashkimit Sovjetik, me emblemën e tij drapër e çekan të artë, i dukshëm qartë nga Sheshi i Kuq. Është shpalosur atje qysh nga viti 1918, kur kryeqyteti rus u transferua nga Petrogradi sërish në Moskë.
Një grup i vogël njerëzish janë mbledhur në anën veriperëndimore të Sheshit të Kuq, afër Kullës së Shën Nikollës. Shumë prej tyre mbajnë qirinj të ndezur dhe qëndrojnë afër me një grup klerikësh amerikane të cilët po mbajnë një shërbesë mesnate. Prifti, një mesoburrë me rrobe të bardha, lexon me zë të lartë nga një Bibël e madhe. Priftërinjtë kanë udhëtuar kinse drejt Rusisë për këtë Ditë Krishtlindjeje në mënyrë që të mund ta festojnë ditëlindjen e Krishtit në Sheshin e Kuq, diçka që nuk mund ta ëndërronin ta bënin në vitet e kaluara.
Afër Kullës së Arsenalit të Kremlinit ndodhet një pemë e Vitit të Ri. Disa të huaj e ngatërrojnë me një pemë Krishtlindjeje. Megjithatë, në Rusinë ortodokse Krishtlindjet bien me 7 janar, në përputhje me kalendarin e vjetër Julian.
Megjithatë, në Little Lubyanka Street, 15 minuta më këmbë larg, përgjatë fasadës së verdhë me arkitekturë të neorilindjes të selisë qendrore të frikshme të KGB-së, meloditë e ?Adeste Fideles? në rusisht çajnë ajrin e natës. Më shumë se 1000 besimtarë po mbajnë Meshën e mesnatës në Kishën romane katolike 100 vjeçare të Shën Luigjit, të ngjeshur ne 18 radhët e bankave të drunjta të vendosur midis shtyllave të rrjepura prej betoni që pengojnë pamjen e altarit. Në derë lexohet në një njoftim: ?Nëqoftëse po vuani, nëqoftëse jeni i lodhur nga jeta, dijeni se Krishti ju do?. Një prift që kryen shërbesën frymëzohet prej natyrës historike të ditë dhe ?kthimit të qeverisë tonë në një botë të krishterë normale?.
Kongregacioni dikur konsistonte kryesisht në të huaj, thotë Sofia Peonkova, një pjesëmarrëse e rregullt, por ka vërejtur se gjatë dy viteve të fundit kanë filluar të vijnë shumë rusë. 82 vjeçarja Yulia Massarskaya i thotë një vizitori se kjo është hera e parë në një kishë katolike në Moskë qysh nga revolucioni i tetorit i vitit 1917, kur ajo qe vetëm 8 vjeçare. ?Kurrë nuk jam ndjerë kaq mirë?, pëshpërit ajo. ?Është si të kthehesh në shtëpi?
Shërbesa mbaron, besimtarët shpërndahen dhe rrugët e errëta të Moskës bëhen të qeta për disa orë. Por kohë përpara se të zbardhë dita, disa mijëra njerëz fillojnë të shfaqen nga blloqet e e apartamenteve të përzishme të qytetit. Të veshur me pallto të trasha, shalle dhe kokore, ata bënin rrugën e tyre nëpër pellgaçet e akullta për të kapur tramvajet dhe trenat e hershëm të metrove. Është fillimi i një kërkimi të përditshëm për ushqim që i ka preokupuar prej muajsh banorët e Moskës. Objektivi më parësor i tyre është që gjejnë se ku janë bërë furnizime gjatë natës. Ata formojnë radha të gjata në errësirë në dyqane të pista, ku shpërblimi për pritjen mund të jetë një bukë, kofshë pule e hollë apo pak zarzavate të thara.
Blerësat në Moskë në dhjetor të 1991 nuk shikojnë për mallra, ata shikojnë për radha. Ata i binden këshillës së programit televiziv rus ?Vesti?: ?Nëqoftëse ndesheni me një radhë, bashkojuni asaj dhe llogariteni veten me fat?.
Ishte qysh nga Lufta e Dytë Botërore që Moska nuk i kish përjetuar privime të tilla. Qeveria ka vendosur racionizimin e ?produkteve të mishit, gjalpit, vajrave vegjetale, drithit, makaronave, sheqerit, kripës, shkrepseve, produkteve të duhanit dhe shtëpiake, sapunëve dhe të tjera. . . aty ku ka?. Tri ditë më parë Zëvendëskryebashkiaku Yury Luzhkov pranoi se 350 dyqane në qytet mbetën pa mish.
Çdo njeri në Moskë ? inxhinier, aktor, profesor, këpucar, shitës, punëtore ndërtimi, poet ? nxiton dhe grumbullon gjithçka që mund të blejë. Nëqoftëse një ngarkesë djathi, sallami apo edhe vetëm disa copë panine shfaqet papritmas, njerëzit mbajnë radhë dhe marrin aq sa shumë sa mund të jenë në gjendje të mbajnë. Uria do të ishte një realitet për shumë familje sikur të mos ishte për koshat e patateve dhe thasët e lakrave e mbajtura në apartamentet e tyre që qenë marrë në arat afër qytetit përpara se të binte bora e dimrit.
Teksa Moska fillon jetën e sa, kamionë të vegjël të mbuluar me kanavacë shpërndajnë baltë dhe kollisin në rrugën e tyre nëpër rrugët me gropa të qytetit nga shtypshkronjat e gazetave. Ato ndalojnë në kioskat e rrugëve për të hedhur tufat me gazeta përdhe. Tufat janë shumë më të lehta se zakonisht. Shumica e të përditshmeve janë katandisur në 4 fletë, teksa letra dhe boja janë në sasira të pakta.
Preokupimet e popullsisë pasqyrohen në historitë rreth mungesave dhe rritjeve të afërta të çmimeve. Një titull në ?Komsomolskaya Pravda? thjesht thotë: ?Mishi ka mbërritur në Odesë?. Të paktën është më pozitiv sesa ?Nuk ka bukë në Krasnoyarsk? në faqen e parë të ?Pravda?.
Ka pak në gazetat e mjera që të tregojë se kjo do të jetë një ditë e rëndësishme në historinë politike të historisë së shekullit ose realisht të botës. Megjithatë, është një diçka tek ?Pravda?. Në një paragraf të vetëm në faqe yë parë, gazeta e Partisë Bolshevike bën me dije, pa koment, se Presidenti Mikhail Gorbachev do të bëjë një anonim të madh, drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror, përpara mbarimit të ditës.
Bota.Al
Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashk...
Prokuroria ka komunikuar sot akuzën ‘pë kallëzim të rremë’...
Partia Demokratike i ka drejtuar sot tre pyetje kandidatit t...
Banorët e qytetit të Kukësit kanë zhvilluar ditën e sotme nj...
Një person i paidentifikuar i ka vjedhur 80 mijë lekë një të...
Tom Doshi u paraqit sot në Prokurorinë e Përgjithshme, duke...
Më poshtë vijojnë datat kyçe të Luftës së Dytë Botërore, që ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se arsyeja e mungesës ...
Nis brenda kësaj ajve ndarja e këstit të pestë për ish të pë...
Ish-deputeti socialist për tri mandate në qarkun e Fierit, A...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2015 në Shqipëri. Përfaqës...
Stafi i UET-it të Henri Çilit po organizon fushatën e Gridës...
Qeveria e Shqipërisë shpenzoi miliona dollarë për të ndryshu...
Presidenti Bujar Nishani i akordoi sot Dekoratën “Nënë Terez...
Avokati i Popullit, Igli Totozani u shpreh sot në Ditën Ndë...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për 5...
Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Ape...
Aktori Julian Deda ka renditur një sërë faktesh që sipas tij...
Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Aleanc...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Një studente e universitetit “Fan Stilian Noli” në qyteti...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
3 persona kanë rënë ditën e sotme në prangat e policis...
Prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur në qarkun L...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëher...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Departamenti i Drejtësisë ka informuar ekipin ligjor t...
ANKARA, Turqi (AP) - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan,...
Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se n...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...