LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Legalizimi i prostitucionit/ Mesila Doda: Çmenduri epshore gjykatësish dhe politikanësh

3 Maj 2015, 12:57, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda shprehet kundër ligjërimit të shërbimeve seksuale me pagesë. Në një intervistë për të përditshmen ?Panorama?, Doda thotë se legalizimi i prostitucionit është një çmenduri epshore burrash, gjykatësish e politikanësh.
?Jam krejtësisht kundër një marrëzie të tillë, si një proces që zhduk dhe heq çdo gjurmë dinjiteti të grave që janë të detyruara të poshtërohen dhe të shesin veten. Nga ana tjetër, më duket çmenduri që një institucion si Gjykata e Lartë, së cilës i flenë mijëra çështje në sirtarë, shqetësohet kaq shumë, sa merr një nismë të tillë për lejimin e prostitucionit, por ende nuk ka kërkuar nga Kushtetuesja e nuk ka thënë një fjalë as në këndvështrimin moral, se cila është e drejta e jetës për fëmijët e palindur. Një ushtri e tërë bebesh që nuk arrijnë të vijnë në jetë, sepse shfarosen çdo vit, por në realitetin tonë askush nuk flet për to.? shprehet Doda.
Deputetja Doda shton duke argumentuar :
?Në fakt është më fitimprurëse të dalësh pro fenomeneve të modës e të shthurjes sociale, sepse pa dyshim sjellin më shumë fonde dhe vëmendje, por kjo i kalon edhe kufijtë e klientelizmit, është si një nakatosje epshesh pranverore e parfumesh të parave të pista që hyjnë e dalin në xhepat e kushedi se kujt. Ju them unë një nismë kryekëput të ndryshme me këtë çmenduri epshore burrash, gjykatës e politikanë, të marrim përsipër një iniciativë dhe të mbështesim familjen, në mënyrë të veçantë ardhjen në jetë të fëmijës së tretë. Pra, të vendosin pension të veçantë për fëmijën e tretë, ulje të taksave dhe mbulim të shpenzimeve për shkollim. Këtë bën një shtet dhe shoqëri e emancipuar dhe këtë mbështetje për familjen do duhet të sjellim, veçanërisht ne gratë në Parlament??

Lajmet e fundit nga