LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Rrugën Tiranë-Durrës rrezikon jetën e njerëzve/ U ndërtua në kundërshtim të kodit rrugor

3 Maj 2015, 19:02, Aktualitet CNA

Qeveria e Shqipërisë shpenzoi miliona dollarë për të ndryshuar imazhin ne rrugës interurbane kryesore Tiranë-Durrës qe në e quajmë autostrada Tiranë Durrës.

Në fakt në këtë aks të autosdradës më shumë u investua në estetikë ku u hodh një shtresë asfalt, u ndryshua ndryshoi trafik ndarësja, u mbollën pemë për nuk u bë asnjë investim për sigurinë në ketë segment rrugor.

Pas këtij investimi miliona dollarë e cila është thjesht lustër, sot janë vendosur dhe tabelat. Ky ndoshta është investimi i parë në një segment rrugor që nuk rrit por ul shpejtësinë e lëvizjes. Ndryshimi i normës të shpejtësisë duket qartë menjëherë sapo kalon mbikalimin e Rinasit, ku tabela e shpejtësisë maksimale ndalet tek 60 km/orë. Disa metra më poshtë është edhe një tabelë tjetër me po të njëjtën shpejtësi. Pra nga 90km/orë shpejtësia është ulur më 30 km/orë ose gati 50% e shpejtësisë të mëparshme.11198699_10206707787878980_383719494_n

Ndërkohë që në botë investime të tilla bëhen për arsye që udhëtuesit të fitojnë kohë duke e rritur shpejtësinë e autostradës, në vendin tonë ndodh e kundërta ku investime të tilla çojnë në uljen e shpejtësisë.

Specialistët e rrugëve dhe sigurisë rrugorë theksojnë se kjo ulje shpejtësie vjen për shkak të mbjelljes së palmave dhe pemëve të tjera në të dyja anët e kësaj rrugë. Sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998,?Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë?, të ndryshuar, dhe të akteve në zbatim të tij; rruga Tiranë Durrës përcaktohet në këtë formë në nenin 2 të këtij ligji ?RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarëses të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara, pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, e dallueshme nga sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Për të tjera kategori të mundshme mjetesh të përdoruesve duhet të parashikohen hapësira të përshtatshme. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara, me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi?.

Në fakt asnjë nga parametrat e shkruara në kod rrugor nuk është ruajtur. Në autostrade ka hyrje dalje jashtë kritereve ligjore, përkatësisht hyrja në QTU dhe Karburant Kastrati në anën tjetër të rrugës. Pa harruar edhe hyrje lartësinë e trafikndarëses e cila sipas kodit duhet të jetë e pakalueshme, ndërkohe ato të vendosurat se fundi kalohen lehtësisht edhe nga fëmijët.

 

11210114_10206289774825294_821140936_nLigji i përcakton qartë edhe distancat e ndërtimeve në rrugë. Vetë qeveria nuk ka legalizuar objete pranë rrugëve interurbane kryesore të cilat janë të vetmet që ekzistojnë në vendin tonë. Mos legalizimi është bërë sepse këto objekte cenojnë sigurinë rrugore dhe me dhjetra të tilla janë shembu, por nga ana tjetër vete qeveria mbjell palma në krah të autostradës të cilat cenojnë rënde sigurinë rrugore. Cenimi i sigurisë nga mbjellja e palmave e ka bërë të detyrueshme uljen e shpejtësisë në aksin tiranë Durrës. Qeveria harxhoi një thel me lekë thjesht për palma dhe uljen e shpejtësi pa asnjë argument ligjor thjesht dhe vetëm për kapriço personale të një individi, dëshirat e të cilit duhet tani ti vuajnë mijëra e mijëra shoferë çdo ditë pasi kryeministri jonë do palma në rrugët interubane, dhe kjo dëshirë e tij ul shpejtësinë e mjeteve në lëvizje dhe shton rrezikun e aksidenteve.

Investimi i kryer me taksat  e qytetarëve për kapriëo të kryeministrit thjesht sa e ka përkeqësuar gjendjen e qarkullimit dhe si gjithmonë fasada nuk i shërben askujt, thjesht kemi një punë të kryer me abuzim që rrezikon jetën e qytetarëve dhe ju kushton atyre më shumë kohë.

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga