LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/Presidenti Nishani nderon At Sebastian Vazhakalanë me Dekoratën “Nënë Tereza”

3 Maj 2015, 16:58, Aktualitet CNA

Presidenti Bujar Nishani i akordoi sot Dekoratën ?Nënë Tereza? At Sebastian Vazhakalas për kontributin, ndihmesën e paçmueshme dhe përkujdesjen altruiste për të pamundurit e të pafatët, si dhe për thjeshtësinë dhe përulësinë njerëzore që e karakterizon gjatë veprave të tij bamirëse.
Presidenti Nishani mori pjesë dhe në meshën e së dielës në Kishën e Misionarëve të Dashunisë Kontemplative, Vëllezër të Nënë Terezës. Te pranishëm ishin gjithashtu Nunci Apostolik Imzot Ramiro Moliner Ingles, Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Angelo Massafra, Kryetari i Komunës Bushati Zef Hila, dhe mjaft klerikë e banorë të shumtë të zonës.

Lajmet e fundit nga