Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehu humbjen e ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehu humbjen e ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ndonëse vizita e Soros në Shqipëri koincidoi me 20-vjetorin e fillimit zyrtarisht të punës në Shqipëri të fondacionit që mban emrin e tij (Fondacioni ?Shoqëria e Hapur për Shqipërinë?), ky nuk ishte shkaku i vizitës. Se me këtë rast nuk u mbajt së paku as një konferencë për këtë jubilee. Për më tepër që përvjetori binte në shtator, jo në dhjetor. Në fakt, siç e ka pohuar në kujtimet e tij Fron Nazi (i cili më pas e ndryshoi mbiemrin në ?Nahzi?), i dërguari i parë i Soros në Shqipëri, fondacioni ka nisur të veprojë në Shqipëri, informalisht që në vitin 1991. Fron Nazi (Nahzi) erdhi në Shqipëri në dhjetor 1991, dhe po në dhjetor, 23 vite më pas, erdhi edhe Soros, në atë që qartësisht është vizita e tij e fundit në Shqipëri.
A nuk ishte njëzetvjetori i veprimtarisë zyrtare në Shqipëri të Fondacionit ?Soros? një ditë e bilancit, kur do të thuhej se sa para ka shpenzuar Soros në Shqipëri në këtë periudhë dhe me çfarë rezultati? Në të vërtetë, sot Soros nuk mund të mburret me financimin e së ashtuquajturës ?shoqëri civile?, se ky ka qenë një projekt politik, për të sjellë në pushtet një elitë politike, çka u tentua në fillim në 1997, ndonëse atëherë nuk u arrit në atë masë që dëshirohej nga Soros dhe elita sorosiane në Shqipëri. Agjenda sorosiane për Shqipërinë u finalizuar në 2013 me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy beniaminëve më të mëdhenj të Sorosit në Shqipëri. Investimi i Sorosit në Shqipëri ka qenë një investim politik, në dobi të një krahu të caktuar të politikës, e aspak një investim filantropik.
Nga takimet që pati Soros në Tiranë, ra në sy fakti se ai nuk u takua me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndonëse u takua edhe me kryetarin e opozitës Basha. Soros gjeti kohë të drekojë për tre orë me Kryeministrin Rama, por nuk gjeti një gjysëm ore kohe për të takuar Metën. Nuk ka shenjë më të qartë se kjo që aleanca Rama-Meta ka qenë vetëm një lëvizje taktike jo strategjike në agjendën politike sorosiane, dhe se Meta duhet të eliminohet politikisht.
84 vjeçari Soros nuk erdhi në Shqipëri as thjesht për t? i ushqyer vetes iluzionin vanitoz se angazhimi i tij shumëvjeçar në botën ish-komuniste për të ashtuquajturën ?shoqëri të hapur?, një model që shënjestronte kombin dhe shtetin-komb si të keqen e madhe, nuk ishte veçse një dështim i plotë dhe i kushtueshëm. Tashmë mund të thuhet me siguri se Soros pati gjithandej dështime. Të ashtuquajturët revolucione të ngjyrosur qenë dështime totale. Revolucioni portokalli në Ukrainë nuk është veçse një episod i harruar në historinë e këtij vendi. Në vend që ta lidhte Ukrainën me Perëndimin ky revolucion sorosian solli fuqizimin e nacionalistëve rusë në vend, për shkak të dobësimit nga diversioni sorosian të nacionalizmit ukrainas. Perëndimi arriti sukses në Ukrainë vetëm kur bëri aleancë me nacionalistët ukrainas, në 2013.
Një dështim total ishte edhe Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji, që ngriti për një kohë të shkurtër yllin politik të sorosianit Mikheil Saakashvilli, por që në pikëpamje afatgjatë vetëm sa i hapi rrugën ardhjes në pushtet të njerëzve të lidhur me Kremlinin, të cilët e kontrollojnë sot Gjeorgjinë. I ashtuquajturi Revolucion i Trëndafilave vetëm sa tregoi se sorosianët, si Saakashvilli, nuk janë të aftë, e as të besueshëm kur shtiren se bëjnë nacionalistin. Soros dështoi totalisht në vendlindjen e tij në Hungari, ku dy herë rresht i kanë fituar zgjedhjet nacionalistët antiçifutë. Soros dështoi edhe në Maqedoni, ku socialdemokratët e beniaminit të tij Branko Crvenkovski kanë humbur katër zgjedhje parlamentare dhe dy zgjedhje presidenciale rresht.
Soros nuk mund të tregojë asnjë histori suksesi përveç Shqipërisë, ndonëse edhe kjo është e dyshimtë. Në fakt Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist ku Fondacioni ?Soros? vendor ka ardhur në pushtet, me zgjedhjet e vitit 2013, kur në pushtet erdhi ajo që unë e kam quajtur ?çeta plakë? e Sorosit. Shqipëria është sot i vetmi vend ish-komunist ku Soros ka privilegjin të pritet nga beniamini i tij, Kryeministri i vendit, por të pritet që te dera e oborrit të selisë së partisë, edhe nga kryetari i opozitës, si bëri Lulzim Basha me Sorosin. Kjo do të thotë se në Shqipëri Soros ka nën kontroll qeverinë dhe opozitën. PD e epokës ?Basha? do të jetë një parti sorosiane. Për fatin e keq të Bashës, vështirë se Soros, i cili është 84 vjeç, do të jetojë aq gjatë sat a ndihmojë Bashën të vijë në pushtet, kuptohet nëse Soros e dëshiron vërtet këto gjë.
Pavarësisht këtyre, as Shqipëria nuk mund të quhet një histori suksesi për Soros se lufta kundër nacionalizmit që ndërmori ai në Shqipëri, vetëm sa shkoi në dobi të nacionalizmave fqinje. Në të gjithë vendet fqinje me Shqipërinë, përveç Kosovës, dominojnë nacionalistët në politikë. Në Maqedoni nacionalistët tradicionalë të VMRO kanë fituar katër zgjedhje rresht, në Greqi qeveris një koalicion nacionalistësh, ku njjë parti e djathtë tradicionale është në aleancë me një parti të majtë ekstremiste, e cila nuk i lë asgjëmangut kauzës nacionaliste greke. Po kështu ndodh edhe më gjerë në regjion, nacionalistët janë në pushtet në Serbi, Bullgari, Turqi (këtu në pushtet janë nacional-islamistët). Lufta e Soros kundër nacionalizmit shqiptar, vetëm sa e dobësoi kombin shqiptar kundrejt nacionalizmave fqinjë që janë duke u fuqizuar.
Gjithë sa thashë më lart vështirë se do të kishin qenë një arsye e mjaftueshme që 84 vjeçari Soros të ndërmerrte këtë udhëtim në Shqipëri, në kohën kur ai tashmë prej shumë viteve i ka rralluar udhëtimet e tij nëpër botë. Diçka tjetër e shtyu Sorosin që të vizitonte Shqipërinë.
Sorosi erdhi në Shqipëri për shkak se ai do që të sigurohet se me ardhjen e guvernatorit të ri në Bankën e Shqipërisë, nuk do të bëhem zbulime të padëshirueshme për të (Sorosin), domethënë nuk do të arrihet deri te zbulimi i marrëdhënieve të Sorosit me këtë bankë. Vizita e Soros është një shenjë e pagabueshme që tregon se në Bankën e Shqipërisë është ndërtuar që prej shumë viteve një skemë e ndërlikuar abuzimi ku Soros ka një rol të rëndësishëm dhe nxjerr fitime të mëdha. Që prej vitit 1997 Soros ka pasur një kontroll absolut mbi Bankën e Shqipërisë. Për këtë mjafton të përmendet fakti se Bajram Muça, drejtori ekzekutiv i Fondacionit ?Besa?, që u krijua në 1999, si një instrument financiar sorosian, dhe që ka marrë një status të privilegjuar, të kundërligjshëm, si bankë informale nga ana e Bankës së Shqipërisë, vetëm një vit më pas, në 2000 u bë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Fondacioni ?Besa? në sajë të statusit të privilegjuar që iu dha nga Banka e Shqipërisë, ka siguruar fitime abuzime prej qindra milionë dollarë. Bajram Muça nuk ishte i vetmi mbrojtës i interesave të Soros në Bankën e Shqipërisë. Të tjerë sorosianë kanë qenë përveç tij në Këshillin Mbikqyrës që prej vitit 1997.
Por Fondacioni ?Besa? është vetëm maja e ajsbergut të financave të pista sorosiane në Shqipëri. Nëse kanë ndonjë gjë të përbashkët kompania zvicerane e cila është kontraktuar nga Fullani për të prodhuar kartmonedhat shqiptare, kompanitë e huaja nga të cilat është blerë teknologji për Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë teknologjinë për sigurinë e mjediseve ku mbaheshin paratë, teknologjinë për numërimin e tyre etj., do të shihet se këto kompani kanë lidhje, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me një nga fondet e investimeve të Soros që gjenden në off-shores të ndryshme. Në Bankën e Shqipërisë ka ekzistuar një skemë abuzive që i ka sjellë Soros mbi dy miliard dollarë të ardhura që nga viti 1997. Por kjo kërkon një analizë të hollësishme, një herë tjetër.
Nuk është koincidencë që pikërisht në prag të vizitës së Soros në Shqipëri, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima bëri deklaratën e bujshme për legalizmin e kanabis sativa në Shqipëri. Dihet se legalizmi i drogës ka qenë një nga kauzat më të mëdha të Soros që prej disa dekadave. Kuptohet për shkak të fitimeve që sjell tregtia e drogës.
Por, ashtu si në rastin e vizitave të tjera të Soros në Shqipëri, koha do t? i zbulojë më qartë arsyet e vizitës së tij në Shqipëri.
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në viti...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librin “Historia e Shqipërisë”, boti...
Nga Mitro CelaDitën e parë të korrikut, e nisi me sherr me g...
Nga Kastriot MYFTARAJPas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e ma...
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë kohën e Luftës së Kosovës, në maj 19...
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...