
Britania ndalon zyrtarët e qeverisë të përdorin "Tik Tok-un"
Britania ka ndaluar përdorimin e "Tik Tok-ut" nga anëtarët...
SHBA, sipas mediave, mendon eventualisht ndalimin e aplikacionit kinez mjaft të popullarizuar "TikTok". Gjithnjë e më shumë vende po e ndalojnë përdorimin e këtij kanali në celularët zyrtarë të institucioneve publike.
Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e "TikTok" në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga koncerni kinez amë Bytedance. Qeveria e SHBA-së i ka kërkuar pronarit kinez të "TikTok", që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtra t'i shesë ose duhet të llogarisë me një ndalim në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja. Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë.
"TikTok" dhe Pekini ndihen të sulmuar me të padrejtë
Drejtori ekzekutiv i "TikTok", Shou Zi Chew, javën e ardhshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e merr në konsideratë një shkëputje nga Bytedance si një mundësi e fundit për të shmangur rezervat e sigurisë që ka SHBA-ja.
Bytedance konfirmoi, se 60 për qind e aksioneve janë në duar të investitorëve globalë, 20 për qind në posedim të punonjësve dhe 20 për qind në duart e themeluesit. "TikTok" theksoi se nuk e konsideron veten si bijë të një sipërmarrjeje kineze, sepse aksionet e Bytedance janë me shumicë në duar të investitorëve perëndimorë dhe selia zyrtare e firmës ndodhet në ishujt Cayman.
Sipërmarrja dhe koncerni amë Bytedance përballen me kritika në mbarë botën për shkak të afërsisë me qeverinë e Kinës. Autoritetet e sigurisë druajnë, se Republika Popullore e Kinës shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve ose abuzon me të për të manipuluar opinionin publik. "TikTok" dhe qeveria kineze vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këti kritika.
Në SHBA ka shqetësime si te republikanët ashtu edhe te demokratët e presidentit Joe Biden, se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete përmes "TikTok" mbledhin informacion për amerikanët ose mund t‘i influencojnë ata. Megjithatë ndalimi në SHBA është i lidhur me pengesa të mëdha ligjore. Përpjekja e ish-presidentit Donald Trump, gjatë mandatit të tij për ta ndaluar "TikTok"-un dështoi në gjykatat e SHBA-së.
Britania e madhe e ka ndaluar "TikTok"-un në celularët zyrtarë
Tani nëpunësve britanikë të shtetit u duhet ta shuajnë nga celularët e tyre të punës aplikacionin "TikTok". Ndalimi i këtij aplikacioni ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm, deklaroi ministri Oliver Dowden (16.03.2023). Me këtë vendim qeveria britanike iu përgjigj rekomandimit të Autoritetit kombëtar të Sigurisë Kibernetike duke u bazuar në rezervat lidhur me mbrojtjen e të dhënave. Disa shtete të tjera si SHBA-ja, Gjermania, Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur ndalime të ngjashme ndërkohë. Edhe të punësuarit në Komisionin e BE-së nuk lejohen ta përdorin këtë platformë në telefonët celularë zyrtarë.
"TikTok", me mbi një miliard përdorues në mbarë botën, është mjaft i preferuar, sidomos nga brezi i ri. Ata mund të postojnë video të shkurtra, një algoritëm propozon video për t'u shikuar. Përdorimi i shërbimit të videove të shkurtra është shtuar ndjeshëm në SHBA edhe në radhët e përdoruesve më të moshuar të internetit. Mbi 100 milionë veta e përdorin në SHBA këtë platformë. "TikTok", ndërkohë, ua ka kaluar rrjeteve të tjera si "YouTube", "Twitter", "Instagram" dhe "Facebook" sa i përket kohës që konsumojnë në të përdoruesit./ DW
Britania ka ndaluar përdorimin e "Tik Tok-ut" nga anëtarët...
Pak ditë më parë u njoftua se Netflix është duke përgatitu...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook...
Bota e informatikës ka sjellë një risi mjaft të madhe ...
"Meta", firma mëmë e "Facebook" dhe "Instagram", po pu...
Qeveria gjermane njoftoi një rishikim të sigurisë në të gj...
Pas muajsh heshtjeje, Apple ka shpallur zyrtarisht Apple M...
Mbikëqyrja kibernetike çeke ka lëshuar një paralajmëri...
Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së f...
Mundësia për ta ndaluar mund të shtrohet si opsion, nj...
Qeveria holandeze ka bërë me dije se para sezonit të v...
Mbikëqyrësit kibernetikë çekë lëshuan një paralajmërim për...
Gjatë një eventi të Tesla-s në fabrikën e prodhimit të sa...
Tesla po punon me punon me vrull në Gjermani, por ka h...
Rreth 80% e të rinjve nga mosha 13 deri në 18 vjeç përdori...
Platforma Twitter u përball me një problem, që nënkupton s...
Javën e kaluar Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe disa inst...
Prodhuesi më i madh i Apple, Foxconn, thotë se të ardh...
Shumë pak njerëz e dinë në të vërtetë se çfarë do të thotë...
Ndikimi që ka sot Inteligjenca Artificiale (AI) në shoqëri...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgje...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të m...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka sh...
Me vizitën e tij në Moskë, presidenti kinez Xi tregoi ...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e intere...
Sot më 23 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 ...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish ...
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë, sh...