Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Qeveria gjermane njoftoi një rishikim të sigurisë në të gjithë komponentët kritikë të rrjeteve të telefonisë celulare të vendit të ofruara nga prodhuesit kinezë Huawei dhe ZTE.Ministria e Brendshme tha në një letër se e konsideron të mundshme që komponentët mund të dëmtonin rendin dhe sigurinë publike në Gjermani, sipas raportimeve në media. Sipas letrës, të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me sigurinë që tashmë janë të instaluara në rrjet do të kontrollohen.
Qeveria gjermane ‘ende’ nuk i ka ndaluar disa komponentë, thotë zëdhënësi
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme konfirmoi, se qeveria gjermane po kryen një rishikim të përgjithshëm të furnizuesve të teknologjisë së telekomit.
Asnjë operator ende nuk e ka të ndaluar të përdorë komponentë të caktuar nga kompanitë kineze në rrjetet e tyre 5G, tha zëdhënësi.
“Ndryshimi kryesor është se këto kontrolle të rrepta për rreziqet e mundshme të sigurisë tani zbatohen edhe për komponentët ekzistues në rrjetet e telekomunikacionit”, tha zëdhënësi, duke shtuar se operatorët nuk do të kompensohen për pjesët që duhet të hiqen nga rrjeti dhe të zëvendësohen.
Kina ‘shumë në mëdyshje’ lidhur me raportet për ndalimin
Ambasada kineze në Gjermani e kritikoi këtë masë, duke i bërë thirrje përmes deklaratës së publikuar të marten (07.03.2023) Berlinit që të dëgjojë “zërat racionalë”.
Pekini është “shumë i befasuar dhe shumë i pakënaqur me vendimin e nxituar”, nëse njoftimet për një ndalim të mundshëm janë të vërteta, tha ambasada.
Ambasada shtoi, se një veprim i tillë do të ishte pa “bazë faktike” dhe tha se qeveria gjermane duhet të dëgjojë “zërat racionalë”.
Kompanitë përjashtojnë çdo spekulim politik
Tre nga operatorët gjermanë të rrjetit të telefonisë celulare, Deutsche Telekom, Vodafone dhe O2, instaluan komponentë Huawei në të ashtuquajturin rrjet antenash.
Me rishikimin, qeveria gjermane thuhet, se përjashton mundësinë që Kina të ketë akses më të madh në rrjetet e telefonisë celulare.
Një zëdhënës i Telekom tha, se ata “nuk janë të përfshirë në spekulime politike”.
Një zëdhënës i Vodafone bëri komente të ngjashme, duke theksuar, se ato “përputhen gjithmonë me standardet dhe ligjet përkatëse”.
Edhe Telefonica, operatori i O2, bëri komente të ngjashme. Një zëdhënës i kompanisë tregoi, se do të nevojitet kohë e mjaftueshme nëse një komponent duhet të përjashtohet nga rrjeti.
SHBA pretendon se teknologjia kineze 5G mund të përdoret për spiunazh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin paralajmëruar prej kohësh Gjermaninë kundër përfshirjes së Huawei në rrjetin celular të vendit.
Disa vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, e kanë përjashtuar tashmë teknologjinë e rrjetit nga Huawei dhe ZTE nga tregjet e tyre.
SHBA kanë pohuar, se Kina mund të përdorë teknologjinë 5G të Huawei për spiunazh. Huawei i ka hedhur poshtë akuzat./DW
Pas muajsh heshtjeje, Apple ka shpallur zyrtarisht Apple M...
Mbikëqyrja kibernetike çeke ka lëshuar një paralajmëri...
Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së f...
Mundësia për ta ndaluar mund të shtrohet si opsion, nj...
Qeveria holandeze ka bërë me dije se para sezonit të v...
Mbikëqyrësit kibernetikë çekë lëshuan një paralajmërim për...
Gjatë një eventi të Tesla-s në fabrikën e prodhimit të sa...
Tesla po punon me punon me vrull në Gjermani, por ka h...
Rreth 80% e të rinjve nga mosha 13 deri në 18 vjeç përdori...
Platforma Twitter u përball me një problem, që nënkupton s...
Javën e kaluar Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe disa inst...
Prodhuesi më i madh i Apple, Foxconn, thotë se të ardh...
Shumë pak njerëz e dinë në të vërtetë se çfarë do të thotë...
Ndikimi që ka sot Inteligjenca Artificiale (AI) në shoqëri...
Konkurrenca në tregun e çipave të telefonit po intensifiko...
Një kompani kineze ka shpikur një aplikacion dhe një pajis...
Microsoft po ndërmerr hapat e parë për të lidhur iPhone me...
CAPE CANAVERAL, Florida – Kompania SpaceX nisi në një flut...
"TikTok" po vendos një kufi ditor të kohës para ekrani...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesv...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...