LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazh/ Kush e fiton Superligën shqiptare?

27 Nëntor 2023, 19:59, Sport CNA
Sondazh/ Kush e fiton Superligën shqiptare?
Foto ilustruese

CNA ka hapur një sondazh në lidhje me Superligën shqiptare 2023-2024, e cila startoi më 19 gusht dhe sfida e fundit do të luhet më 11 maj 2024.

CNA fton qytetarët të japin qëndrimin e tyre se cila do të jetë skuadra fituese e Superligës shqiptare.

Në sondazh janë renditur katër ekipet kryesuese të Superligës Partizani, Egnatia, Tirana dhe Skënderbeu.

Aktualisht në vendin e parë ndodhet Partizani me 28 pikë. E dyta renditet Egnatia me 27 pikë, e treta Tirana me 21 pikë dhe në vendin e katërt ndodhet ekipi i Skënderbeut me 17 pikë.

Gara duket e ndezur, pasi Egnatian në vendin e dytë e ndan vetëm një pikë nga Partizani që mban deri më tani kryesimin.

Gjithashtu, nuk mbeten mbrapa as dy skuadrat pasardhëse, Tirana dhe Skënderbeu, pasi nuk është zhvilluar ende gjysma e sezonit aktual./ CNA

Poll

Lajmet e fundit nga