LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Partizani dhe Dinamo ndajnë pikët

27 Nëntor 2023, 18:56, Sport CNA

VIDEO/ Partizani dhe Dinamo ndajnë pikët

Nuk ka prodhuar fitues derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore.

Ndeshja u mbyll në barazim pa gola, ndërsa ishte me tablo. Pjesa e parë foli për Partizanin, me disa raste të arta për shënim nga të kuqtë, por portieri Sali ishte i pakalueshëm.

Në të dytën Dinamo u shfaq më kërkuese, duke krijuar raste të arta, por ishin të pasaktë para portës. Në fundin e takimit, Partizani flirtoi me golin, por u ndal nga tranversa.

Me këtë barazim, Partizani merr kryesimin me 28 pikë, 1 më shumë se Egnatia, ndërsa Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë.

 

Lajmet e fundit nga