web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rubin Kazan merr ofertën për Mirlind Dakun, zbulohet vendimi i drejtuesve

4 Prill 2024, 14:11, Sport CNA

Rubin Kazan merr ofertën për Mirlind Dakun, zbulohet vendimi i

Mirlind Daku është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e Rubin Kazan. Me golat e tij, sulmuesi i Shqipërisë ka fituar besimin e trajnerit dhe është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.   

Sipas “Bussiness Online” bëhet me dije se Rubin Kazan ka refuzuar 7 milionë euro për Mirlind Dakun. Një nga ekipet e Moskës ka shfaqur interes për shërbimet e ish-lojtarit të Kukësit.

Ende nuk dihet se cila prej skuadrave si CSKA, Dinamo apo Lokomotiva ka kërkuar shqiptarin, por te Rubini janë të vendosur të mos heqin dorë nga sulmuesi të paktën pa filluar "Euro 2024".

Duke parë paraqitjen e tij, te skuadra ruse janë të bindur se pas kampionatit evropian, ku Daku pritet të jetë pjesë e formacionit të Silvinjos vlera e tij do të rritet dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë më shumë të ardhura. 





Lajmet e fundit nga