LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e Interit në Itali, Partizani "piketon" mesfushorin

15 Nëntor 2023, 15:40, Sport CNA

Pjesë e Interit në Itali, Partizani "piketon" mesfushorin

Partizani po kalon një formë të mirë në këtë edicion futbollistik teksa është kandidat potencial për të fituar titullin kampion. Teksa pritet të mësohet se kush do të jetë trajneri i ri, drejtuesit po punojnë për të përforcuar organikën me elementë cilësorë.

Burime jo zyrtare tregojnë se ata po ndjekin me interes Giacomo Stabilen. Ky i fundit ka dalë nga akademia e Interit dhe shihet si një element që do t’i bënte shumë punë të kuqve. Objektiv kryesor janë Kupat e Europës, ku synohet pjesëmarrja në grupet e një kompeticioni të tillë.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa mesfushori aktivizohet me të rinjtë e Interit. Gjithashtu është grumbulluar disa herë me ekipin e parë, por nuk ka arritur të debutojë.

Lajmet e fundit nga