LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ten Hag rrezikon shkarkimin, Manchester United ka gati zëvendësuesin

15 Nëntor 2023, 13:38, Sport CNA
Ten Hag rrezikon shkarkimin, Manchester United ka gati zëvendësuesin

Erik Ten Hag, rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Manchester United. Skuadra ka shfaqur probleme të mëdha në lojë dhe rezultate këtë sezon dhe këto e vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit holandez.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se në rast se skuadra nuk ndryshon kurs dhe rezultate në ndeshjet e ardhshme, shkarkimi i Ten Hag do të ishte i pashmangshëm.

Madje raportohet se “djajtë” dhe kanë zgjedhur edhe zëvendësuesin. “AS” raporton se Julien Lopetegui, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e United, në rast se shkarkohet Ten Hag.

Lajmet e fundit nga