web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kumbulla ndryshon skuadër, por mbetet në Serie A

27 Korrik 2024, 12:13, Sport CNA

Kumbulla ndryshon skuadër, por mbetet në Serie A

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në këtë merkato, por pritet të qëndrojë në Serinë A. Mbrojtësi i Shqipërisë, prej kohësh kërkohet nga Parma, klub që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit italian për sezonin e ri.

24-vjeçari ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2027, por nuk është në planet e trajnerit De Rossi dhe për këtë arsye duhet të gjejë një ekip të ri.

Te Parma, Kumbullën e kërkojnë me ngulm, si një dëshirë e trajnerit Fabio Pecchia, i cili e ka drejtuar edhe te Hellas Verona, skuadër ku shqiptari kishte shkëlqimin e tij.

Në pjesën e dytë të sezonit të fundit, mbrojtësi ishte pjesë e Sassuolo-s, aty ku nuk arriti të rigjejë formën e tij më të mirë.

Kumbulla kaloi një dëmtim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar në gju dhe kjo e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Megjithatë, lojtari e ka kaluar problemin dhe është gati për të dhënë më të mirën e tij.

Kumbulla u grumbullua në Kombëtaren shqiptare nga trajneri Silvinjo për në Europiani, por nuk u aktivizua për asnjë minutë, për shkak të paraqitjeve shumë të mira të treguara nga Gjimshiti dhe Ajeti.

Një kalim te Parma do të ishte zgjedhje e duhur për futbollistin, pasi e njeh mirë kampionatin italian, aty ku ka luajtur 77 ndeshje dhe ka arritur të shënojë dy gola.





Lajmet e fundit nga