web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu mbush arkat, shet yllin e skuadrës në Turqi

27 Korrik 2024, 10:09, Sport CNA

Skënderbeu mbush arkat, shet yllin e skuadrës në Turqi

Skënderbeu vazhdon me shitjen e lojtarëve në këtë merkato vere. Futbollisti i radhës që largohet nga korçarët, është kapiteni Dean Liço.

Fantazisti do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mësohet se klubi bardhekuq, ka arritur marrëveshjen me turqit e Igdir, ekip që militon në kategorinë e dytë.

Detajet e marrëveshjes ende nuk bëhen të ditura, por thuhet se te Skënderbeu ka fituar rreth 300 mijë euro, shifër që i bëri ata të heqin dorë nga shërbimet e një prej shtyllave të ekipit.

Liço ishte pjesë e korçarëve prej dy sezonesh, ku me paraqitjet e tij shkëlqeu në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore.

24-vjeçari ishte një nga pikat kyçe të skuadrës së Gvozdenoviç në sezonin e fundit, ku skuadra e mbylli në vendin e tretë.

Pas Franklin dhe Ivan, klubi juglindor bën një tjetër shitje në merkato, që rregullon anën financiare.

Mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, Liço luajti plot 66 ndeshje me fanellën e Skënderbeut. Në elitë, mesfushori realizoi 5 gola, ndërsa dhuroi edhe 5 asiste.

Në karrierën e tij, ai ka qenë pjesë e të rinjve të Lazios, për të kaluar më pas tek Ascoli. Gjithashtu futbollisti provoi edhe një aventurë te Partizani, por nuk ia doli të lërë dot shenjë.

Te Skënderbeu priten të paktën edhe dy shitje të tjera dhe më pas klubi do të nisë me afrimet e rëndësishme në merkato, për të qenë gati për sezonin e ri në Superiore, që nis me 18 gusht.





Lajmet e fundit nga