web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare - Silvinjo rinovon kontratën me FSHF-në/ Në Shqipëri, deri në dhjetor 2025

24 Korrik 2024, 09:06, Sport CNA

Zyrtare - Silvinjo rinovon kontratën me FSHF-në/ Në

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendëstrajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival, do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026.

Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përball denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në "Euro 2024" ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026./ CNA





Lajmet e fundit nga