web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vodhën çantën në taksi, Zico bie pre e grabitjes në Paris

27 Korrik 2024, 10:26, Sport CNA

I vodhën çantën në taksi, Zico bie pre e grabitjes në

Legjenda braziliane e futbollit, Zico, është përballur me një episod aspak të këndshëm në Paris, aty ku ndodhet për të ndjekur nga afër Lojërat Olimpike.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 71-vjeçari ka rënë pre e një grabitje gjatë kohës që ishte duke udhëtuar me taksi.

Zico kishte vendosur çantën në pjesën e bagazhit të taksisë, aty ku ndodheshin një orë rolex, bizhuteri diamanti dhe sende të tjera, me vlerë totale 500 mijë dollarë.

Grabitësit, pasi shpërqendruan taksistin, ia dolën të vjedhin çantën dhe u larguan me shpejtësi.

Policia ka nisur një hetim për të identifikuar autorët, por për fatin e keq të Zico-s nuk ka dëshmitarë të ngjarjes.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur “Galinho” po dilte nga hoteli i tij, në zonën verilindore të kryeqytetit francez.





Lajmet e fundit nga