LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hakohet faqja e federatës botërore të tenisit, vendoset flamuri “Autochthonous” dhe urohet Pavarësia e Shqipërisë

28 Nëntor 2023, 11:15, Sport CNA
Hakohet faqja e federatës botërore të tenisit, vendoset flamuri

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, hakerët shqiptarë vendosën të hakonin faqen zyrtare të turneut më të madh të tenisti ‘ATP Tour’ duke zhvendosur nga kopertina e tyre tenistin serb, Novak Djokovic, për ta zëvendësuar me flamurin “Autokton”.

Faqja zyrtare e ‘ATP Tour’ është hakuar dhe në kopertinën dhe profilin e faqes është vendosur flamuri “Autokton” që u valëvit në Beograd gjatë ndeshjes mes Serbisë e Shqipërisë.

Vetë ideatori i këtij flamuri, Ballist Morina, ka komentuar në njërën nga fotot e postuara, duke u dhënë mbështetje hakerëve shqiptarë.

“Ju lumtë djema, po i shërbeni kombit”, thuhet në komentin e Ballist Morinës.

Përpos fotografive, hakerët kanë bërë edhe një postim nga faqja me afërsisht katër milionë ndjekës duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët.

Lajmet e fundit nga