LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turizmi kalon krizën e COVID-it/ Në 6 muaj, mbi 2 milionë shtetas kanë hyrë në Shqipëri

25 Korrik 2022, 12:15, Sociale CNA

Turizmi kalon krizën e COVID-it/ Në 6 muaj, mbi 2 milionë shtetas

Në 6 muaj të 2022-shit, sipas INSTAT, në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë shtetas.

Krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, është rritur ndjeshëm numri i shtetasve që kanë hyrë në vendin tonë.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2022, janë 1.359.501. Ky tregues rezulton me një rritje 44,6 %, krahasuar me qershor 2021.

Në qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056.

Ky numër është rritur me 45,0 %, krahasuar me qershor 2021.

Këto të dhëna tregojnë se tashmë turizmi e ka kaluar krizën e COVID-it, përtej masave dhe kujdesit që nuk duhet të anashkalojë asnjë qytetar.

Hyrjet e shtetasve

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Turizmi kalon krizën e COVID-it/ Në 6 muaj, mbi 2 milionë shtetas

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022-shit, është 2.519.533 duke u rritur 47,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

Turizmi kalon krizën e COVID-it/ Në 6 muaj, mbi 2 milionë shtetas

Turizmi kalon krizën e COVID-it/ Në 6 muaj, mbi 2 milionë shtetas

Lajmet e fundit nga