LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga shiu e shtrëngatat te ditët me diell/ Si parashikohet moti për javën e ardhshme

12 Qershor 2022, 17:29, Sociale CNA
Nga shiu e shtrëngatat te ditët me diell/ Si parashikohet moti
Foto ilustruese

Java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqëndrueshme.

Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite.

Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë./ B.A. - CNA.al

Nga shiu e shtrëngatat te ditët me diell/ Si parashikohet moti

Lajmet e fundit nga