LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijëzimet/ Lali Eri hidhi një herë sytë nga rrugët, u ka dalë boja

8 Qershor 2022, 19:20, Sociale CNA
Vijëzimet/ Lali Eri hidhi një herë sytë nga rrugët, u
Foto nga segmenti rrugor i Unazës së Madhe

Megjithëse çmimi i naftës është rritur shumë, të gjithëve na bie fati i keq të ecim me makinat tona, rrugëve të kryeqytetit. Jo se kemi ndonjë dëshirë të madhe të dalim me makinë, por nëse nisemi për punë dhe presim të vijë transporti publik, e sigurtë në punë shkojmë rreth mesditës.

Aq i mirë është transporti publik në Tiranë.

Por nuk po ndalemi shumë te trasporti publik, i cili është një gangrenë më vete, tjetër shqetësim do të sjellë CNA.al.

Të gjithëve besojmë ju ka rënë rruga nga segmenti i Unazës së Madhe që lidh TEG-un deri te mbikalimi te Pallati me Shigjeta.

Besojmë e keni parë se duhet të “hedhësh fall” ose “tek a çift”, për të kuptuar se cila është korsia jote. Vijëzimi i tyre është zhdukur krejtësisht, shoferët duhet ta marrin me mend se cila është korsia e shpejtësisë dhe cila korsia tjetër.

Vijat e bardha janë zhdukur, por deri në atë pikë sa nuk dallohet asgjë, se sa korsi ka ky segment rrugor.

Mungesa e sinjalistikës rrugore vështirëson lëvizjen e mjeteve. Por kjo gjendje nuk është vetëm në këtë segment rrugor, e njëjta gjë është edhe po të marrësh rrugën për Kombinat, Kinostudio e segmente të tjera.

Nuk e dimë se kur Bashkia e Tiranës, do t'i hedhë sytë nga rrugët se u ka dalë boja, për t'i futur pak në normalitet dhe për t’ua lehtësuar lëvizjen banorëve të kryeqytetit.  /CNA.al


Foto nga Unaza e Madhe

Vijëzimet/ Lali Eri hidhi një herë sytë nga rrugët, u

 

Vijëzimet/ Lali Eri hidhi një herë sytë nga rrugët, u

 

Vijëzimet/ Lali Eri hidhi një herë sytë nga rrugët, u

Lajmet e fundit nga