
Tashmë nuk ka as më të voglin dyshim asnjë socialist, asnjë politikan, asnjë gazetar që në mediat e paguara nga inceneratorët, në ato anonimet e të tjera ka filluar një sulm i pandalshëm ndaj shumë eksponentëve të Partisë Socialiste, deputetë, ministra, ish-ministra e kështu me radhë.
Diku në emër të moralit, që kur ky vjen nga 99-çat është si të bësh moral në një shtëpi publike. Diku në emër të korrupsionit, që të flasë për antikorrupsionin dosja “5D” është ulëritëse, e diku për shkak të hetimeve të SPAK-ut.
Po përdoren segmente të caktuara materialesh për të goditur ditë pas dite ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë jo me një qëllim moral për faktin se këta duhet të ikin pasi kanë abuzuar apo kanë shkelur ligjin dhe këtë sulm normalisht duhet ta bëjë opozita, por në fakt sulmi dirigjohet nga Erion Veliaj i cili po bën pis këdo në Partinë Socialiste.
Tashmë po hedh baltë mbi këdo që ka ngelur me apo pa përgjegjësi, ka apo s’ka akuza, ka apo s’ka të vërteta, por duke sulmuar për të relativizuar. Pra, që të gjithë jemi njësoj, të gjithë jemi pis, s’mund të ngrini dot dorën ndaj meje.
Dhe, këtë e bën që socialistët të mos i ngrenë nesër dorën dhe t’i thonë largohu nga drejtimi i Tiranës, ti nuk mund të jesh një prej nesh, cikli yt politik tashmë është mbyllur dhe Erion Veliaj këtë të fundit e di mjaft mire, por po përpiqet që të ngrejë sërish veten e tij duke relativizuar gjithçka, duke sulmuar këdo dhe faktet janë jo një, por me dhjetëra.
Këto nuk janë as thashetheme, nuk janë as hamendje, por janë të vërteta të mëdha se si sot në media po sulmohen njerëz të cilët nuk janë më ministra por kanë dhënë dorëheqjen apo njerëz në detyrë që nuk kanë asnjë lidhje për akuzat që u bëhen. Thjesht dhe vetëm që të hiqet mendja nga Erion Veliaj, të hiqet mendja nga dosja 5D, të hiqet mendja nga dosja e inceneratorëve.

Erion Veliaj nga relativizimi mendon se mund të fitojë shumë. Mendon se mund të fitojë politikisht, mund të ketë shpresa për të ardhmen e tij politike e kështu me radhë por në fakt Erion Veliaj nuk ka më asnjë shpresë.
E ardhmja e tij politike ka vdekur ndërkohë që e shkatërruar dhe më tej është e ardhmja e tij dhe si kryetar i bashkisë së Tiranës, për detyrën e tij ndaj të cilit pritet që të ketë një përfundim të shpejtë të hetimeve pasurore, për shumë dosje, korrupsion e kështu me radhë, për të cilat do të duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit dhe relativizimi me sulme dhe bërje baltë të kolegëve do ta çojë edhe më thellë, pasi Erion Veliaj jo vetëm që do të ngelet vetëm përballë drejtësisë, i braktisur nga të gjithë, por do ta pështyjnë në surrat edhe kolegët dhe miqtë e tij të cilët deri dje nuk e kanë besuar se çfarë mund të bëjë zdromsi i Bashkisë së Tiranës për lëkurën e tij./ CNA
Këtë të martë, në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur s...
Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht drejtuesi politik ...
Taksa për profesionet e lira, e paditur në Gjykatën Ku...
Mediat e inceneratorëve, në shërbim të kryebashkiakut ...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 6 Komisione ...
Partia Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë, për ...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reag...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, renditi këtë të hënë në ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndeshjen e Shqipë...
Kreu i PL-së, Ilir Meta i është futur seriozisht blegt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli pas...
Prej kohësh është aluduar se ish-kryeministri Sali Ber...
Ish-kryeministri Sali Berisha i mbylli Lulzim Bashës d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur derën për Lul...
Në një editorial të fundit, gazetari i oborrit të push...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka shtuar dal...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teli...
Alibeaj në një intervistë midis të tjerash ka pretendu...
Siç Cna.al ka sqaruar, vendimi i Apelit për moslegjiti...
Erion Veliaj vazhdon lojën, intrigat, përplasjet me SP...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...