
Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga Njësia 7, ka vijuar me të njëjtën retorikë politike duke sulmuar protestat e opozitës të bëra para Bashkisë së Tiranës, apo para Parlamentit.
Sipas Veliajt, opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës.
Edhe pse e drejta për të protestuar, është e drejtë legjitime që qytetarët nëpër botë e ushtrojnë, Veliaj tha se protestat e opozitës duhet të ndalen, pasi po shqetësojnë turistët e huaj, që dinë më së miri ta ushtrojnë këtë të drejtë prej dekadash.
“Jemi në vitin 2024, ata janë ende si në ‘97. Edhe atëherë me hu dhe me dru, edhe sot me hu dhe me dru. Nuk është puna a kanë apo s’kanë vulë, janë në opozitë apo janë në qeveri, ata [PD] dinë të flasin vetëm më atë lloj gjuhe. Turistët vijnë të fotografojnë qytetin, por tmerrohen para bashkisë dhe parlamentit se shikojnë këtë Kopshtin Zoologjik që djeg goma. Ka edhe një parti tjetër në botë që djeg goma, janë talibanët. Ndaj jemi të destinuar të fitojmë, që t’i mundim, si e vetmja forcë që civilizon vendin, që sjell frymë europiane, dukje europiane, fjalime europiane. Është detyrë kombëtare të vazhdojmë të fitojmë”, u shpreh ai.
Ashtu siç e ka raportuar CNA, hetimet për inceneratorin e Tiranës janë drejt fundit, ndërsa priten të tjera urdhër-arreste ndaj drejtorëve, përfshirë vetë kryebashkiakun.
Në panik nga këto hetime, Veliaj ka dashur të shmangë vëmendjen nga problemi i tij, duke u marrë me ato të opozitës. Sipas tij, ai e mbështet punën e drejtësisë së re, ndryshe nga opozita.
Edhe pse faktet tregojnë se Veliaj më shumë i trembet përgjegjësisë, pas hetimeve të thelluara të Prokurorisë së Posaçme, bërë për një sërë dosjesh, që nga “5D”, e deri tek inceneratori inekzistent i Tiranës.
“Kur janë te ajo rrugica para bashkisë, thonë Rroftë Drejtësia. Kur janë te rrugica “Mustafa Matohiti”, thonë Poshtë Drejtësia. Kurse ne themi, kush ka bërë gabime, të shkojë t’i sqarojë. Ç’është kjo dyfytyrësi? Si mund të ndryshosh qëndrim për 30 minuta?! Ndaj miq, nuk është vetëm dëshirë dhe pasion, është detyrë patriotike të vazhdojmë të fitojmë, të drejtojmë Shqipërinë dhe Tiranën”, theksoi ai.
Kryebashkiaku thotë se opozita është me dy standarde sa i përket drejtësisë, edhe pse veprimet e tij të fundit dëshmojnë të njëjtën gjë./ CNA
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbul...
Lulzim Basha është hedhur në sulm ndaj ish-kryeministr...
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj hapi një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një premtim për ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka reaguar në lid...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur pasditen e kësaj ...
Zëdhënësja anti-korrupsion në Partinë Demokratike, Gen...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët mysl...
Deputeti i PD-së Luan Baçi ka komentuar lëvizjet e gru...
Lulzim Basha ka dalë me një sigël të modifikuar nën sl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares Sh...
Të shtunën, Partia Demokratike zhvilloi një takim me q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denonco...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar L...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një ta...
Presidenti i Republikës,Bajram Begaj, u nis sot në Zvi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...