Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave për korrupsion dhe pastrim parash, çdo ditë e më shumë reagon nga qelia duke prodhuar gënjeshtër pas gënjeshtre. Më e fundit ishte këtë të martë, ku Veliaj tha se nuk është pronari i vilës në Qerret dhe sipas tij qelizat telefonike të publikuara në dosje nuk vërtetojnë që Veliaj ka qenë në Qerret.
Sipas kryebashkiakut, ai ka qenë në Rrogozhinë e Kavajë, gjatë muajve prill-maj 2023, pasi sipas Veliajt, ka shkuar atje në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Po e marrim të mirëqenë për një moment se deklarata e Veliajt është e vërtetë, ndërsa do e ballafaqojmë këtë deklaratë me faktet kokëforta të publikuara në dosjen që mban vendimin e gjykatësit Erjon Bani.

Sipas të dhënave në vendimin e gjykatës, në kompaninë telefonike ka rezultuar se numri i Veliajt ka pasur logime të shpeshta në zonën e Qerretit. Nga kjo analizë rezulton se këto logime janë kryesisht gjatë fundjavave, por ka edhe logime të cilat janë gjatë ditëve të caktuara të javës në vitet 2023 dhe 2024.
Në faqet 50, 51, 52, evidentohet se Veliaj ka përdorur numrin e tij celular në vilë, duke u konfirmuar se ai shkonte shpesh në të kryesisht gjatë fundjavave, por edhe nga e premtja në të hënë, të martave dhe të mërkurave. Në dosje theksohet se telefoni është përdorur pranë vilës në qershor, korrik, dhjetor të 2023, gjatë javës dhe fundjavës.
Pyetja që lind është përse shkonte Veliaj kaq shpesh në një vilë që nuk e zotëronte dhe për më tepër në një kohë që zgjedhjet vendore kishin përfunduar?

“35.5. Nga analiza, rezulton se këto qeliza antenash i përkasin datave 04.06.2023 -Ditë e Dielë, 01.07.2023 -Ditë e Dielë, 02.07.2023 -Ditë e Hënë, 08.07.2023 -Ditë e Hënë, 11.07.2023 -Ditë e Martë, 18.07.2023 -Ditë e Martë, 19.07.2023 --Ditë e Mërkurë, 23.07.2023 -Ditë e Dielë, 24.07.2023 -Ditë e Hënë, 28.07.2023 - Ditë e Premte, 30.07.2023- Ditë e Dielë, 27.08.2023 Ditë e Dielë, 02.09.2023 - Ditë e Dielë, 06.09.2023 -Ditë e Mërkurë, 15.12.2023-Dite e Mërkurë. Ndër to konstatohen edhe qelizat e antevave telefonike me emër qelize ("Cell name") si QERETIBEAC4 (data 23.07.2023-ora: 18:25- 24.07.2023 ora 08:04) etj.”- thuhet në dosje.
Më tej në dosje vijojnë të renditen logime të tjera të shpeshta edhe gjatë vitit 2024, nga janari në gusht, gjatë javës dhe fundjavës, në plazhin e Qerretit.
Pyetja që lind është çfarë lloj fushate po drejtonte Veliaj nga plazhi, apo nga vila në Qerret në 2024?!

“35.7. Nga analiza, rezulton se këto qeliza antenash i përkasin datave 25.01.2024-Ditë e Hënë, 07.03.2024-Ditë e Enjte, 20.03.2024--Ditë e Mërkurë, 29.03.2024-Ditë e Premte, 24.04.2024-25.04.2024-E Mërkurë-E Enjte, 04.05.2024-Ditë e Shtunë, 9.05.2024-Ditë e Enjte, 12.05.2024-Ditë e Dielë, 07.06.2024-Ditë e Premte, 16.06.2024--Ditë e Dielë, 17.06.2024--Ditë e Hënë, 22.06.2024--Ditë e Shtunë, 23.06.2024-Ditë e Diele, 24.06.2024- Ditë e Hënë, 27.06.2024-30.06.2024-E Enjte-E Dielë, 07.07.2024-Ditë e Dielë, 13.07.2024- Ditë e Shtunë, 14.07.2024- Ditë e Dielë, 21.07.2024 Ditë e Dielë, 24.07.2024-Ditë e Mërkurë, 03.08.2024-Ditë e Shtunë, 04.08.2024-Ditë e Dielë, 08.08.2024-Ditë e Enjte, 14.08.2024 Ditë e Mërkurë, 17.08.2024-Ditë e Shtunë, 20.08.2024-Ditë e Martë, 28.08.2024-Ditë e Mërkurë, 29.08.2024, 07.09.2024-08.09.2024-E shtunë-E Dielë, 17.09.2024-Dit a Mart. Ndër to konstatohen edhe qelizat e antenave Golemi South (25.01.2024), "Qerreti Beach" (04.05.2024, 22.06.2024-23.06.2024, 17.08.2024, 20.08.2024, 28.08.2024), "Qerreti Beach F" apo "Qereti BeachC4" (22.06.2024), "Mali Robit" (shumica prej tyre) etj.35.8.2.

Nga kjo analizë, rezulton se këto logime janë kryesisht gjatë fundjavave, por ka edhe logime të cilat janë gjatë ditëve të caktuara të javës (Premte-E hënë, E martë, E mërkurë). Këto logime janë në zonën e Qerretit, Kavajë. Nisur nga përgjigja më sipër e kompanisë telefonike këto logime konkludohet të jenë në zonën e Qerretit, në ose në afërsi të Marea Resort.” -thuhet në dosje.
Çdo ditë jave dhe në fundjavë, Veliaj gjatë 2023 dhe 2024, nga janari në dhjetor ka shkuar pranë vilës së Qerret dhe kjo vërtetohet katërcipërisht nga qelizat telefonike. Presim statusin e radhës të Veliajt për të hedhur dritë, mbi faktin se si mund “të drejtohet” një fushatë zgjedhore apo takim elektoral nga një vilë. Ndoshta në këtë formë mund “të frymëzojë” kundërshtarët politik apo ndonjë syresh që aspiron t’i futet politikës./CNA
Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Saimir Tolës ...
Partia Mundësia ka njoftuar zhvillimin e një proteste gjat...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi k...
Helidon Bushati ka shprehur sot zgjedhjen e tij për të mos...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish duke gënjyer...
Ky ishte pak a shumë mesazhi i dhënë nga kryeministri ...
Në një bashkëbisedim me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryem...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se mbetet në do...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar SPAK siç po e bën...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kryeministri sot ka marrë rolin edhe të kryetarit të gjyka...
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në "MCN TV" ka thënë për ...
Kryeministri Edi Rama sërish sot ka sulmuar në mënyrë ...
Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë në MCN TV, ka f...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarin Erion Ba...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të tij me kom...
Kryeministri Edi Rama ka rrahur sërish gjoksin duke thënë ...
Gazetarja Lindita Çela ndau sot disa detaje mbi vilën e sh...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...