FOTO+VIDEO/ Pas reagimeve të Ramës dhe Kumbaros, qytetari ngre shqetësime për gjendjen në Bënjë
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...
Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe drejtueses pol...

Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish duke gënjyer.
Në një reagim të bërë së fundi në rrjetet sociale, ku sulmon me një gjuhë intimiduese prokurorin Olsi Dado, thotë se qelizat telefonike të publikuara në dosjen hetimore të SPAK-ut që tregojnë se është zotërues i vilës në Qerret janë bërë në kohë fushate.
Por faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës tregojnë krejt të kundërtën.
Sipas të dhënave të marra nga SPAK-u në kompaninë telefonike ka rezultuar se numri i Veliajt ka pasur logime të shpeshta në zonën e Qerretit. Nga kjo analizë rezulton se këto logime janë kryesisht gjatë fundjavave, por ka edhe logime të cilat janë gjatë ditëve të caktuara të javës të vitit 2023 etj.
Çfarë ka bërë Erion Veliaj në Qerret fundjavave?






Në qeliza tregohet se Ajola Xoxa në vitin 2020 ka qenë në Qerret. Kështu tregohet dhe nga komunikimet që shoferi i Ajolës ka shkëmbyer me Olsi Eftimin, personin që merrej me punimet në vilë.
“Shtetasi Armand Manahasa shpjegon ndër të tjera se nga muaji shkurt i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2021 ka qenë i punësuar si shofer personal i shtetases Ajola Xoxa. Këtë shtetase e njeh nëpërmjet babait të saj, Arben Xoxa, i cili ka vdekur në muajin shkurt të vitit 2019. Shtetasi Armand Manahasa ka shpjeguar se e ka shoqëruar shtetasen Ajola Xoxa, përveç shtëpisë së saj tek 'Kodra e Diellit' dhe zyrat në 'Sky Tower', edhe në fshatin Qerret, tek një vilë brenda kompleksit 'Marea'. Deklaruesi shprehet se ka filluar të shoqërojë shtetasen Ajola Xoxa dhe nënën e saj në Qerret, tek kompleksi në fjalë, në periudhën 2019-2020, Gjithashtu, në disa raste ka shoqëruar dhe pastruesen e saj që quhej Ela. Deklaruesi shprehet se shpesh ka transportuar në vilën brenda kompleksit edhe sende personale shtëpiake si edhe rroba të ndryshme.
I pyetur rreth një mesazhi të shkëmbyer me shtetasin Olsi Efthimi më datë 16.07.2020, ku i drejtohet duke e pyetur 'Do shkoni në Qerret sot?', të cilit Olsi Efthimi i përgjigjet 'Jo nuk do shkojmë se ka ditëlindjen', deklaruesi shprehet se komunikimi është bërë me këtë shtetas pasi ai shoqërohej herë pas here me Ajola Xoxën, dhe në dijeninë e tij shkonte (Olsi Efthimi) tek vila në Qerret, pasi merrej me arredimin e saj, me punë dhe aspekte të tjera. I pyetur nëse kishte qenë në ambientet e brendshme të banesës shtetases Ajola Xoxa, deklaruesi shprehet se nuk ka qenë asnjëherë. Deklaruesi ka shtuar se banesa ndodhej në katin e dytë të banimit, ndërsa në katin tjetër sipër-katit të banimit ku banonte Ajola, ajo po kryente punime të cilat ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi”, thuhet në dosjen hetimore.

Çfarë fushate kishte në kohë pandemie, po në 2022-shin cila fushatë ishte që dalin qelizat atje.
Se mirë Erion Veliaj justifikohet për 2023-shin, por në kohët e tjera?
Mos vallë SPAK-u ka ndonjë qelizë tjetër që na del atje pikërisht te dera e shtëpisë? Se mos ka dhe ndonjë foto pastaj dhe si do ta justifikojë i shkreti?
“Konkretisht, më datë 01.08.2021, ora 7:52 p.m., shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës:
Driant Zeneli-A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot.
Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë”, sqarohet në dosje.

Sipas të dhënave, ashtu siç e përmendëm më lart, edhe dëshmitarë të tjerë e identifikojnë vilën në Qerret si e Erionit, vetë Erioni në gjykatë tha ajo është vila ime.

Ai mund të ketë qenë 87 herë në zonat që pretendon, por ka dhe qelizat e tij që i ka në Qerret. Erion Veliaj kërkon të fokusohet vetëm te qelizat e fushatës që të justifikojë veten.
Vila që quhej vila e Erionit tani ekzistoka, por nuk është e Erionit, por e vjehrrit të tij të ndjerë.
Ajola shkonte atje se ashtu kishte ca punë dhe Erioni shkonte atje me celular se ashtu kishte disa punë.
Kështu e justifikon Erioni meqenëse kam qenë në fushatë të Kavajës paskam qenë në Qerret te vila.
Këto janë vetëm disa nga faktet që vërtetojnë se Erion Veliaj po gënjen sërish për vilën e tij në Qerret të cilën do t’ia faturojë Arben Xoxës.
Por këto nuk janë asgjë më shumë e as më pak se budallallëqet e radhës që thjesht dhe vetëm më shumë sesa mbrojtje po e fundosin kryebashkiakun e Tiranës në detyrë, i cili ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Durrësit./ CNA
Ky ishte pak a shumë mesazhi i dhënë nga kryeministri ...
Në një bashkëbisedim me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryem...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se mbetet në do...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar SPAK siç po e bën...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kryeministri sot ka marrë rolin edhe të kryetarit të gjyka...
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në "MCN TV" ka thënë për ...
Kryeministri Edi Rama sërish sot ka sulmuar në mënyrë ...
Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë në MCN TV, ka f...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, me anë të...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarin Erion Ba...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit të tij me kom...
Kryeministri Edi Rama ka rrahur sërish gjoksin duke thënë ...
Gazetarja Lindita Çela ndau sot disa detaje mbi vilën e sh...
Gazetarja Ola Xama dha sot disa detaje mbi pagesta fiktive...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka ndarë sot dis...
Gazetarja Ola Xama dha sot detaje për pasuritë e çiftit Ve...
Agron Shehaj, kreu i partisë Mundësia, tha sot se me arres...
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi sot Gentian Salën në detyrën ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...