E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ndërkohë që sot kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjedhjet vendore, ku po bashkojnë forcat për të mposhtuar qeverinë, CNA.al kthehet pas në kohë, kur PD, denonconte Ilir Metën për vjedhjen e energjisë elektrike në kohën kur ishte në krye të shtetit.
Në një artikull të publikuar, në vitin 2001 nga gazeta “Rilindja Demokratike”, PD denonconte Metën, duke e cilësuar si përgjegjës për krizën energjitike të vitit, duke e akuzuar kreun e PL-së se gjatë gjithë vitit 2000 ka shitur energjinë elektrike dhe ka lënë shqiptarët në errësirë.
“Qeveria Meta për herë të parë mban një nga premtimet e saj, siç kishte deklaruar në fund të vitit 2000 Meta, fillimi i vitit 2001 erdhi përsëri me errësirë”,- shkruhej në denoncimin e Partisë Demokratike.
Më tej PD që sot lidh marrëveshje me Metën, dikur denonconte se si Meta u vidhte para shqiptarëve duke shitur energjinë elektrike për të blerë makina luksoze dhe për të bërë qejfe e orgjira qeveritare.
“Qeveritarët shitën energjinë elektrike, sepse iu duheshin para për të blerë makina qindra mijëra dollarëshe dhe për të organizuar orgjira qeveritare në Tiranë apo në kryeqytetet e Europës. Aventuarat e kryeministrit Meta lidhur me çështjen e energjisë në vendin tonë, nuk kanë as të mbaruar, ato nuk njohin kufi. Edhe në kushtet e errësirës totalë, këta qeveritarë fajësojnë Zotin për mungesën e reshjeve, ndërkohë nuk ngurronin të vazhdonin shitjen e energjisë, derisa institucionet financiare ndërkombëtare u detyruan t’i thonë ndal kësaj loje të paturpshme. Kjo është arsyeja se përse ne kaluam një vit në errësirë”.-vijonte denoncimi i ashpër i PD ndaj kryeministrit të atëhershëm Ilir Meta.

Në fakt Meta i 2000-shit ngjan shumë më Ramën e 2022-shit, pasi përdorte të njëjtin justifikim për mungesën e energjisë. Berisha që dikur e akuzonte, bëri “krushqi” me kreun e PL-së, për të luftuar Ramën, duke harruar që dikur Ilir Meta ka vepruar në të njëjtën mënyrë.

“Zoti është në qiell lart, për të na dërguar shi të mjaftueshëm pavarësisht ndryshimeve klimatike. Në fund të fundit, në pesë vitet e fundit kemi pasur periudhën më të thatë në historinë tonë.”- është vetëm një nga shumë deklaratat e Ramës në fillim të shtatorit (14 shtator).

“Krushku” i Berishës sot del dhe bërtet fort për krizën energjitike, dikur akuzohej nga Partia Demokratike, me në krye Berishën, se “Meta shiste 207 milion këh energjiçdo muaj”.

“Partia Demokratike disponon të dhënat e plota të eksportit për do muaj të energjisë elektrike, e cila në total për vitin 2000 kap shifrën prej 207 milion këh ose afërsisht sa dyfishi i sasisë që deklaroi Muci. Duke denoncuar genjeshtren qeveritare të radhës nga ministri Mustafa Muçi, i cili deklaroi pardje se ne vitin 2000 ishte eksportuar vetëm 110 milion këh energji elektrike me pseudoargumentin që kjo sasi nuk ka asnjë influencë në krizën e sotme energjitike. Nëe sasi e tillë e eksportit, ndonëse jo e vetmja, ka ndikimin e vet në errësirrën që na dhuroi kjo qeveri.”- shkruhej në denoncimin e PD në janar të vitit 2001.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada nga koha kur PD akuzonte Metën, por politika e ka memorien afatshkurtër. Partia Demokratike do që të mundë Ramën, si shkaktarin e krizës ekonomike të Shqipërisë, ku akuzojnë qeverinë ndër të tjera si përgjegjëse për krizën energjitike që po rëndon shqiptarët, ndërkohë që bën pakt me një personazh të teatrit politik, që ka shitur energjinë elektrike dhe i ka lënë shqiptarët në errësirë, nuk rrezikon asgjë më shumë dhe asgjë më pak se besueshmërinë e elektoratit./Xheni Lekaj CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ambasa...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ...
Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idriz...
Cili është dallimi mes PD-së dhe PS-së? ‘Ne jemi rebelë, ...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ka...
Kreu i PL–së, Ilir Meta, në një intervistë për radion brit...
Ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, ka prezantuar kand...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar një deklaratë të fo...
“Çfarë do të ndodhë pas 12 nëntorit?” Kjo ishte një nga p...
“Pa diskutim 'Ballkani i Hapur' është i vdekur”. Kështu ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka premtuar sot, se vota e 14 ...
Kreu i PD-së , Sali Berisha, ka shuar përfundimisht shpres...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se shkaku themelor i ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qy...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka dalë me një thirrje në rrjete...
Gjatë fushatës në Lushnje, kryeministri Edi Rama, një ditë...
Gerti Bogdani, kandidati inceneratorëve në primaret e ...
Belind Këlliçi, kandidati i primareve të PD-së për Bas...
Kandidati i primareve në Partinë Demokratike për Tiran...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ‘ka larë duart si pilati’ du...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...