Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, njëherësh kryetare e LSI, luksin e shfrenuar dyshohet se po e mbulojnë duke prodhuar konflikte dhe përplasje politike me qëllim që të heshtet skema e dyshimtë, me të cilën kanë krijuar pasurinë.
Presidenti shfaqet nga një institucion në tjetrin duke u përleshur apo duke nxitur konflikte, për t?i paraprirë humbjes së 25 Prillit, ndërsa bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nga qyteti në qytet, kërkon votën e qytetarëve, për të shtuar më shumë pasurinë dhe luksin e familjes së saj.
Ata të cilët vajtojnë çdo ditë varfërinë e shqiptarëve, rezultojnë pronarë të pasurive marramendëse.
U referohemi këtu,vetëm pasurive të deklaruara prej tyre, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.
Pasuria e çiftit Meta shkon në miliarda lekë. Pa asnjë biznes, vetëm me pagat e tyre ata kanë arritur të krijojnë një perandori pasurore, të shumpërfolur, por u pa prekur deri më tani nga drejtësia.
Megjithëse, në media është raportuar se Meta do të jetë subjekti i parë nga politika që do hetohet nga SPAK-u për pasurinë prej miliarda lekësh apo edhe për zhdukjen e floririt të Krrabës.
CNA.al bazuar në të dhënat e ILDKPKI-së, ka kaluar në filtër pasuinë e çiftit Meta, të cilët i shohim çdo ditë të qahen për Shqipërinë e varfër apo për Shqipërinë pa mundësi.
Pikërisht në këtë rrafsh shtrohet pyetja se si e bënë ata këtë pasuri në një vend kaq të varfër, duke konkuruar edhe biznesmenët më të mëdhej të vendit.
E nisim nga viti 2003, kur Meta deklaronte se bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhi ishte pronar pasurisë së paluajtshme, banesë me sipërfaqe totale 327 m2 në të cilën përfshihej verandë plus lulishte, me vlerë 60 000 Dollarë të përfituar sipas Kontratës së Sipërmarrjes datë 30.10.2002. Sipas tij 60 000 dollarët i kishte marrë kredi.
Në vitin 2004 ai deklaron se është proonar në masën 25% të pasurisë së paluajtshme, apartament banimi 2+1 të privatizuar nga shteti.
Në vitin 2006, bashkëshortët Meta, deklarojnë të ardhura në vlerën 300 000 Euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme në Golem, banesë me pjesë takuese 50% secili. Pra duke e shitur disa herë më shumë e se kishin blerë.
Në vitin 2007, bashkëshortja, Monika Kryemadhi deklarohet pronare 100% e pasurisë së paluajtshme 700 m2 nga të cilat tokë arë me sipërfaqe 500 m2 dhe tokë truall me sipërfaqe 200 m2, në Tiranë. të blerë sipas kontratës së shit-blerjes datë 26.03.2007 në shumën 5 000 000 Lekë.
Një vit më vonë, Kryemadhi ka lidhur kontratë sipërmarrje mbi truallin e blerë në Tiranë në vitin 2007 nga ku ka përfituar 35% të sipërfaqes së ndërtimit.
Në vitin 2010, çifti Meta e kanë shtuar pasurinë me një apartament banimi 200 metra katrorë, me vlerë 400 000 euro.
Po në të njëjtin vit, bashkëshortja Monika Kryemadhi, deklaron pasurinë e paluajtshme në Lalz ?Durrës. Deklarimi i vilës së shumpërfolur me 11 tualete, ku njëri ishte për macen është deklaruar si apartament banimi me 2 kate me sipërfaqe 317 m2.
Vilën e justifikon duke thënë se ka përfituar nga këmbimi me 300 m2 sipërfaqe ndërtimore sipas kontratës së sipërarrjes së lidhur me një firmë ndërtimi ku Kryemadhi përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit si pronare e truallit.
Në media është shkruar se për këtë vilë është bërë një shpenzim prrallor, ku mobilimi ka kushtuar 400 000 euro.
Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti Meta kanë nga secili nga një kredi për blerje banese, por pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë.
Shuma e përbashkët që çifti Meta kanë për të shlyer kredi shkon në vlerën 361.185 mijë euro.
Në vitin 2014, Kryemadhi rezulton pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.
Ndërsa në vitin 2016, Kryemadhi, ka shitur pasuri të paluajtshme me vlerë mbi gjysmë milioni euro brenda vitit, ndërsa të të ardhura ka vetëm dy paga, të vetën dhe të bashkëshortit.
Ka shumë detaje që nuk lidhen që nga mënyra e këmbimit, kur ka përfituar vilën në Lalz e deri tek krijimi i patundshmërive të tjera. Më herët Kryemadhi ka deklaruar se ia ka dhënë Edi Rama lejen për ndërtimin e pallatit në kohën që ishte kryetar i Bashkisë.
Por, si u ndërtua ky pallat, me çfarë parash, si bë pakti me kompaninë e ndërtimit dhe çfarë u këmbye për pronën në Gjirin e Lalzit, duhet të hetohen nga SPAK-u, që ka edhe kompetencat.
Më pas vjen edhe shkollimi i fëmijëve, për të cilat janë shpenzuar shuma marramendëse, ndërsa të ardhura deklarohen dy paga shteti.
Të tre fëmijët e çiftit Meta janë shkolluar në Britaninë e Madhe.
Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën.
Në këtë pikë rol duhet të ketë Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e cila i ka të gjitha mekanizmat për të zbardhur mënyrën dhe skemën se si e kanë krijuar pasurinë bashkëshortët Meta.
Madje rebelimi i Presidentit, tregon se po shkon drejt fundosjes dhe para se t?i vihen prangat, po ndërmerr dhe po përdor çdo mjet që ka në dorë./CNA.al
Gazetari Arian Çani ka komentuar mesazhin e zv.Ndihmës Sekre...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar shifrat, që sipas...
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha du...
Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral me banorët e Dr...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama është pritur me një...
Presidenti Ilir Meta ka publikua rnjë analizë të publicistit...
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër procesin e vak...
Në vijim të fushatës elektorale, kreu i PD, Lulzim Basha ka ...
Kryedemokrati Lulzim Basha në vazhdën e fushatës elektorale ...
Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale ...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar të publikojë 100 arritjet e ...
Ditën e sotme kontrollorët e trafiku ajëror në Rinas janë ng...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas pezullimit t...
Për grevën e kontrollorëve të trafikut ajëror ka folur edhe ...
Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Alfred...
Kontorollatorët e trafiku ajror ditën e sotme kanë pezulluar...
Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike Arben Skënderi k...
Në disa elementë të procesit zgjedhor më 25 prill do të përd...
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka ngritur disa akuza ndaj kr...
Rezart Kthupi, avokati i 65 kontrollorëve që kanë bllokuar a...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...