E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Nga Skifteri
“Merruni me kutitë, merruni me votat e pavlefshme, mos u merrni me dorëheqjen, mos u merrni me shkarkimin, nuk kam kandiduar në zgjedhje, kam patur vetëm një vilë”.
A ka fytyrë më Ilir Meta të dalë dhe të flasë më përpara shqiptarëve?!
Në mos si President, të paktën si burrë. Se burri fjalën ka.
Ky ishte njeriu që dominoi fushatën, sidomos javët e fundit duke kërkuar referendum popullor kundër Rilindjes, kundër Kryerilindasit, kundër Kryeministrit të shkarkuar ende në detyrë, pra ky ishte njeriu që bënte fushatë edhe më shumë se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi për të rrëzuar Ramën nga froni.
Aq shumë sa shkoi deri aty sa të vinte bast me dorëheqje.
Sot Ilir Meta thotë që nuk kam kandiduar.
Tani ose ky është përveçse i çmendur edhe budalla, ose është aq i zgjuar dhe i pafytyrë sa na konsideron të gjithë ne të tjerëve budallenj.
Konsideron budallenj të gjithë shqiptarët që motivoi për të votuar me inat kundër tij, me sjelljen dhe fushatën e tij personale për LSI-në dhe kundër Edi Ramës.
Konsideron budallenj edhe ata gazetarë që i shkojnë në konferencat për shtyp, që kanë dëgjuar me dhjetra herë për betimet se vendi nuk ka nevojë jo vetëm për rotacion, por për përmbysje.
Dhe tani po kërkon t?i bëjë sërish budallenj duke i kërkuar të kontrollojnë nga e para të gjithë procesin, të shohin pamjet dhe të denoncojnë zgjedhjet, votat e pavlefshme, kutitë, numërimin, duke dhënë të kuptohet se kështu rezultati do të ndryshojë, vetëm e vetëm që të heqë presionin mbi veten.
Aq budallenj, sa mendon dhe ka shpresë se duke përqëndruar gazetarët te denoncimet e partive për një kuti këtu e një kuti atje do të gjejë alibinë që procesi është cënuar dhe se Rama nuk ka fituar 71 vota në mënyrë demokratike.
Edhe pse zgjedhjet janë certifikuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar në unison dy ditë më parë, pikërisht pak orë pasi Meta nisi të kërcente dhe ta dridhte duke hedhur baltë mbi zgjedhjet.
Denoncimi i parregullsive në zgjedhje bashkon si Lulin dhe Metën për të mbajtur karriget, jo për të rrëzuar Ramën.
Luli ka nisur punën që me kërkesën për të marrë pamjet e të gjithë VNV-ve të nxjerrë sa më shumë probleme vetëm e vetëm për të fituar kohë, për të shuar zërat dhe zhurmën brenda partisë që kërkojnë largimin e tij tani.
Njësoj si Luli, edhe Meta ka urdhëruar LSI-në që doli vetëm një orë pas Metës që kërkoi rinumërim në disa zona se qënkërkan konstatuar parregullsi, që të kalojë sa më shumë kohë dhe të harrohet cmenduria e tij e fushatës dhe përbetimi për dorëheqje.
E të gjitha këto na bëjnë vetëm të shtrojmë një pyetje: Vertetë i kemi mësuar të na konsiderojnë kaq budallenj?! A kanë fytyrë këta njerëz?/CNA.al
Partia Socialiste ka filluar procedurat për shkarkimin e pre...
Në demokraci ka një parim, kush humbet zgjedhjet, largohet.P...
Një ndër kandidatët më të votuar tëPD, Agron Shehaj ka reagu...
Nga Fatos Hoxha*Fjalorët e shpjegojnë paradoksin si një dekl...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Ra...
Presidenti Ilir Meta ka folur sot para mediave për zgjedhjet...
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndjesë qytetarëve, pasi si...
Lëvizja Socialiste për Integrim doli nga zgjedhjet e 25 Pril...
Në Qarkun e Tiranës, LSI ka fituar dy mandate. E para është ...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka konfirmuar emrat e dep...
Floriana Garo erdhi me bujë si zëdhënëse e fushatës të Lulzi...
Gazetari Edi Oga thotë se dorëheqja është veti e liderave të...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë q...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar së...
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 18 majin si datën për përball...
Ibsen Elezi që më herët ka drejtuar degën e PD në Kukës, edh...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në vendin tonë kanë...
Sot, ora 17:00, një grup demokratësh të kryesuar nga Lisande...
Një ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kur të gjithë prisnin...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur pas humbjes së opozitës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...