LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ironizon Sulën/ “Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur”

25 Maj 2023, 12:32, Politikë CNA

Rama ironizon Sulën/ “Vdeksha unë për ty o jetimi im i

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës parlamentare ka ironizuar deputetin e PD-së, Dashnor Sula, pasi ky i fundit ka kërkuar që të mos rriten pagat e deputetëve dhe ministrave.

Rama i ka cilësuar këto deklarata të Sulës si një hipokrizi të madhe, për të vënë duart në kokë.

Ndër të tjera ai i ka sfiduar deputetët duke u kërkuar që mos të rriten pagat e deputetëve meqenëse këta të fundit po e konsiderojnë si një veprim të padrejtë.

“Vdeksha unë për ty o jetimi im i dashur. Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.

Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ua çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për njëfarë kohe”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga