web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD duhet të përjashtojë kandidatin e “Babales”

24 Prill 2026, 14:45, Politikë CNA

PD duhet të përjashtojë kandidatin e “Babales”

Kandidati i “Babales”, Bravaldi Xhafka, i cili kërkon të ndezë një përçarje fetare, nuk është lejuar të përfshihet në listën e kandidatëve për kryetarin e degës së PD-së në Korçë për shkak se ka organizuar dhe mbështetur tubime kundër Partisë Demokratike.

Për shkak të një qëndrimi publik që nxit përçarje fetare, jo vetëm brenda PD-së në Korçë, por që shkon kundër frymës së qytetarisë korçare, Bravaldi Xhafka duhet të përjashtohet nga PD-ja.

PD duhet të sanksionojë në statut që çdo individ, i cili merr qëndrime fetare, që nxit përçarje duke synuar qëllime politike nëpërmjet të tilla qëndrimeve duhet të përjashtohet nga PD-ja, kushdo qoftë ai.

PD nuk është as parti e Kishës Orthodhokse, as parti e Kishës Katolike, as parti e Komunitetit Mysliman apo ndonjë besimi tjetër.

Partitë politike janë bashkime interesash, parimesh, që s’kanë asnjë lidhje me fenë. Fetë kanë komunitetet e tyre.

Të përdorësh besimin fetar për të “kafshuar” një karrige, thjesht dhe vetëm të kujton vargjet e imzot Nolit që kolltukofagët i sheh dhe si krimba.

Në 2026, një 32-vjeçar, së bashku me të tjerë, nxit një frymë përçarëse mes besimeve fetare që ta përdorë politikisht.

Kjo qasje politike është përtej “Babalizmit”.

Që të mos ketë të tillë, ky apo individë si ai duhet të përjashtohen menjëherë nga PD-ja, që kjo forcë politike të hedhë një hap të parë në mbrojtje të disa vlerave që duhet të përfaqësojë një parti. Së pari, respektin e dashurinë për besimin, i cili iu mohua shqiptarëve për gati 25 vite dhe që tani disa individë të papërgjegjshëm nuk mund ta përdorin për karrige.

Bravaldi Xhafka nuk u la të kandidonte në Korçë se doli si organizator dhe mbështetës i Salianjit në një aktivitet kundër PD-së.

Bravaldi Xhafka nuk u ndalua të kandidonte se ishte i besimit mysliman. Kjo është një gënjeshtër, një mashtrim dhe një keqpërdorim që i bëhet fesë për arsye politike dhe PD duhet të mbajë qëndrim.

Përjashtimi i tij do të ishte shumë pak për të treguar një të vërtetë të madhe.

Të tilla intriga, poshtërsi dhe veprime kurrsesi nuk mund të qëndrojnë në një forcë politike si PD-ja.

Ky duhet të jetë një leksion i hapur dhe i qartë.

PD nuk duhet të presë asnjë minutë më shumë. Duhet të mbajë qëndrim publik dhe ta çojë te cepi që i takon çdo individ, sharlatan, palaço, kushdo qoftë ai që kërkon të prishë bashkëjetesën fetare apo ta përdorë fenë për interesat e tij personale, kriminale, politike./ CNA

 





Lajmet e fundit nga