web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbledh të hënën Grupin Parlamentar/ Të pranishëm edhe ministrat

23 Prill 2026, 15:23, Politikë CNA

Rama mbledh të hënën Grupin Parlamentar/ Të pranishëm

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas raportimeve, mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe të pranishëm do të jenë edhe ministrat.

Në fokus të diskutimeve në mbledhje do të jetë procesi i integrimit, ku pritet të raportojnë ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Raportimi do të përqendrohet te Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria. /CNA





Lajmet e fundit nga